E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alvizh: Do fitojmë dhe në Skoci

 

Mesfushori kroat i Flamurtarit, Alvizh është shumë optimist për vazhdimësinë e skuadrës së tij në Ligën e Europës dhe madje I kushton edhe rëndësi faktit që në ndeshjen ndaj Madhëruellit, ka shumë mundësi të mos luajnë para një stadiumi të mbushur me tifozë.“Besoj se kemi shumë shanse për t’u kualifikuar, madje ne kemi 60% shanse. Kemi fituar në ndeshjen e parë dhe ky rezultat na favorizon. Ndërkohë, janë edhe disa faktorë të tjerë në anën tonë. Bëhet fjalë për faktin që Madhëruelli me shumë mundësi nuk do luajë në stadiumin e vet, pasi nuk është I liçensuar nga UEFA. Edhe në ndeshjen e raundit të parë, kundër Lanellit, ata luajtën në një stadium tjetër,” – tha Alvizh, I cili karikon akoma më shumë shokët e skuadrës. Por, për të shtuar atmosferën ai ka dekalruar gjithashtu se trajenri I Kombëtares, Josip Kuzhe po bën tifo për Flamurtarin dhe do vazhdojë të shikojë me vëmendje ecurinë e lojtarëve shqiptarë të këtij ekipi, për të qenë pjesë e skuadrës së tij në të ardhmen. “Kam shfletuar gazetat kroate dhe kam vënë re që trajneri Kuzhe ka folur me superlativa për Flamurtarin. Ai nuk e njihte mirë ekipin tonë, para se të shikonte ndeshjen që zhvilluam ndaj Madhëruellit dhe tashmë është bërë një tifoz me ne. Për më tepër, lojtarë si Moçka, Roshi, Zeqiri dhe Beqiri janë bërë kandidatë seriozë për një vend në Kombëtare, ndaj duhet të japin më të mirën e tyre, pasi kanë një shans të madh,’ – shtoi mesfushori kroat. Në fakt, edhe Alvizh ka rënë në syrin e teknikut Kuzhe, I cili ka pyetur për numrin 8-të të kuqezinjve. Ndërkohë, lojtari parashikon edhe ecurinë e ndeshjes së kthimit. “Ata luanin me topa të gjatë dhe me një taktikë, që ne arritëm ta përballojmë me sukses. Unë kasha parashikuar se në ndeshjen e parë do dilnim barazim pa gola, gjithsesio tashmë nuk duhet të bëjmë gjë tjetër, veçse të jemi shumë të kujdesshëm në fushë dhe të ruajmë avantazhin tonë. Duhet të mbrohemi me të gjitha forcat dhe të kundërsulmojmë me shpejtësi, gjë që jemi të aftë ta bëjmë me shumë saktësi. Mund të arrijmë një rezultat tjetër pozitiv dhe të kualifikohemi për në raundin tjetër,’ – përfundoi mesfushori kroat I Flamurtarit, Alvizh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›