Ambasada Amerikane, seriali i kritikave ndaj Qeverisë shqiptare
Gjatë vitit 2008, ambasadori Uidhers ka dalë shpesh herë kundër kryeministrit Berisha. Zanafilla e krisjes së marrëdhënieve shënon ngjarjen tragjike të Gërdecit
Shaban Sulçe
Reagimi kundërshtues ndaj ligjit të dosjeve nuk ka qenë i pari dhe i vetmi “dush i ftohtë” i Ambasadës të SHBA-së në Tiranë në drejtim të qeverisë “Berisha”. Kjo e fundit, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë kritika nga Ambasada Amerikane për shumë iniciativa ligjore apo përpjekje të tjera, të cilat janë lidhur kryesisht me prekjen e pavarësisë së institucioneve të Drejtësisë. Shkaku i krisjes së marrëdhënieve midis Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe qeverisë shqiptare ka qenë shpërthimi tragjik i Gërdecit, por gjithashtu në to kanë ndikuar edhe skandale të tjera të shkaktuara nga qeveria shqiptare, siç është çështja “Fazlliç”. Që nga shpërthimi tragjik i Gërdecit, në të cilin humbën jetën 27 shqiptarë, qeveria shqiptare ka qenë në epiqendër të mesazheve kritikuese të Ambasadës Amerikane dhe ambasadorit Xhon Uidhers. Diplomacia amerikane ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme hetim dhe zbardhje të plotë të fajtorëve dhe të implikuarve në këtë tragjedi, ndërkohë që ka dhënë mesazhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Berisha për të mos penguar hetimet.
Hetimet
Më 7 prill 2008, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, i dha sinjal të drejtpërdrejtë qeverisë shqiptare duke kërkuar evitimin e çdo ndërhyrjeje politike ndaj hetimeve që po ushtronte Prokuroria e Përgjithshme për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. “Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme, për të gjetur të dhënat për kundërvajtje, shpresoj se nuk do të hasë asnjë ndërhyrje politike të asnjë lloji. Më tej shpresoj që procedurat gjyqësore të jenë rigoroze dhe që çfarëdo vendimesh që mund të jepen nga gjykatat shqiptare të jenë në përputhje me krimet, pavarësisht statusit apo lidhjeve politike të kriminelëve", - ka deklaruar ambasadori Uidhers. Ai nuk do të nguronte të shprehte mbështetjen absolute ndaj kryeprokurores Ina Rama për realizimin e plotë të hetimeve. “Unë dua të shpreh mbështetjen time të plotë për një hetim tërësor, të gjithanshëm dhe të paanshëm për shpërthimin e Gërdecit. Ky hetim duhet të arrijë kudo ku çojnë të dhënat, pavarësisht se në ç’drejtim apo se kush është i përfshirë. Vetëm kjo do të rivendosë besimin publik në institucionet shqiptare të drejtësisë", - ka thënë Uidhers.
Ndërhyrjet
Përpjekjet e Topallit, të nxitura në sfond nga kryeministri Berisha, për të zvarritur hetimet për heqjen e imunitetit të Mediut dhe hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, morën më 3 qershor të këtij viti një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë nga ana e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhon Uidhers. Pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama, ambasadori Uidhers ka shprehur zhgënjimin e tij dhe të qeverisë amerikane për përpjekjet që janë bërë për të bllokuar hetimet për çështjen e Gërdecit. “Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çfarëdo përpjekjeje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e prokurores së Përgjithshme dhe jo ajo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar”, - deklaronte ambasadori Uidhers. Ai theksoi se asnjë parti apo udhëheqës politik nuk duhet të ndikojë në hetimet për tragjedinë e Gërdecit. “Qeveria dhe populli amerikan do të jenë thellësisht të shqetësuar nëse ndonjë faktor, parti apo udhëheqës politik bën deklarata apo ndërmerr veprime që, në ndonjë mënyrë, do të përfshinin ndonjë axhendë politike në çka duhet të jetë një hetim i paanshëm dhe i pavarur, bazuar mbi sundimin e ligjit”, - do të deklaronte ambasadori Uidhers, i cili, ashtu si gjithmonë, nuk do të nguronte të shprente mbështetjen ndaj kryeprokurores Ina Rama.
Dekretet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë do të shprehte shqetësim edhe për vendimin e maxhorancës për të rrëzuar në Kuvend në qershor dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sigurisht ky problem lidhej sërish me pengesën e qeverisë për të komprometuar procesin gjyqësor për zbardhjen e Gërdecit. Ndaj vendimit për rrëzimin e dekreteve, ambasadori Uidhers doli hapur kundër duke e cilësuar atë votim si humbje të thelbit të demokracisë në Shqipëri. “Dëshiroj të jem shumë i hapur. U shqetësova shumë nga veprimet në Parlament të hënën në mbrëmje. Kjo është shqetësuese dhe unë mund të arrij vetëm në përfundimin se deputetët përdorën detaje teknike në ligj për të anashkaluar, madje rrëzuar, frymën e parimeve demokratike. Për amerikanët, ne nuk mund të tolerojmë vetëm dukjen e parimeve demokratike. Ne kërkojmë thelbin e demokracisë, në çdo rast. Veprimet e Parlamentit mbrëmjen e së hënës, e thënë me sinqeritet, ishin të padenja për një institucion demokratik”, - do të shprehej ambasadori Uidhers.
Sulmet ndaj Prokurorisë
Kritikat e Ambasadës Amerikane në Tiranë ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Berisha shënuan kulmin pas tentativës së Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme për të audituar Prokurorinë e Përgjithshme pas polemikave që lindën për vlefshmërinë e urdhërndalimit të biznesmenit Damir Fazlliç. Madje, kritikat ambasadori Uidhers ia bëri në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrit Berisha gjatë një takimi ku merrnin pjesë së bashku. Uidhers kundërshtoi gjithashtu edhe projektligjin e qeverisë “Për Gjyqësorin” si dhe propozimin e maxhorancës për të ngritur komision hetimor parlamentar për Prokurorinë. “Veprimet e dy ministrive, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme javën e kaluar, nuk janë keqkuptime, por shqetësime të vërteta. Projektligji “Për Gjyqësorin, në të cilin qeveria ndërhyn në pavarësinë e gjykatave, nuk është keqkuptim, por shqetësim”, - është shprehur ambasadori amerikan. Ai i konsideroi shqetësuese edhe angazhimet e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar kundër Prokurorisë.
Mesazhet e Ambasadës Amerikane për Qeverinë shqiptare
Zbardhja e plotë e hetimeve ndaj Gërdecit dhe evitimi i ndërhyrjeve politike
Shqetësimi për rrëzimin e dekreteve të Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë
Kritika ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme për të audituar Prokurorinë e Përgjithshme
Kritika për goditjet e Prokurorisë me anë të ligjit “Për Prokurorinë” si dhe për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar nga maxhoranca
Shqetësimi për goditjen e sistemit gjyqësor me anë të projektligjit “Për Gjyqësorin”
Kundërshtimi i ligjit të dosjeve, të propozuara nga maxhoranca
18 Dhjetor 2008