Studimet e pjesshme, tarifat e studimit për të gjitha degët
Studentët që nuk paguajnë tarifat brenda datës 10 janar humbasin të drejtën e studimit. Publikohen tarifat e studimit për çdo degë në të gjitha universitetet e vendit
Jonida Tashi
Ulen tarifat e shkollimit për studimet me kohë të pjesshme gjatë këtij viti akademik. Të gjithë studentët që do të nisin gjatë këtij viti këto studime do të paguajnë tarifa më të ulëta shkollimi krahasuar me ato të viteve të mëparshme. Madje, në degët ku tarifat e studimit kanë qenë më të larta, ulja që ka pësuar kjo taksë është më e ndjeshme. Vendimi për uljen e tarifave të studimit për sistemin me kohë të pjesshme është marrë pas udhëzimit të kryeministrit të vendit për t’i ulur tarifat e shkollimit me 20 për qind. Përjashtim nga ulja e tarifave të shkollimit bëjnë disa degë, tarifat e të cilave kanë pësuar një rritje të lehtë.
Regjistrimi
Sipas vendimit të marrë nga qeveria për miratimin e kuotave dhe tarifave për studimet me kohë të pjesshme, studentët fitues duhet të regjistrohen në sekretaritë e fakulteteve përkatëse brenda datave 16-19 dhjetor 2008. Të gjithë fituesit, pas regjistrimit formal brenda datave të mësipërme, duhet të marrin masa që brenda datave 5-10 janar 2009 të likuidojnë detyrimin financiar pranë fakultetit ku kanë fituar të drejtën e studimit, në rast të kundërt s’kualifikohen. Tarifën vjetore më të shtrenjtë edhe për këtë do ta ketë Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës me 90 mijë lekë të reja për çdo vit akademik, i ndjekur nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës dhe Ekonomiku në Universitetin e Tiranës me një tarifë shkollimi prej 70 mijë lekësh të reja. Më pas vijnë disa degë të Universitetit Bujqësor dhe të Universitetit të Elbasanit, ndërsa më të lirat janë degët e mësuesisë në universitetet e rretheve që vërtiten te shifra e 32 mijë lekëve të reja. Tarifat e studimit për studimet me kohë të pjesshme janë përcaktuar sipas degëve dhe universiteteve të vendit. Kështu, këto tarifa ndryshojnë jo vetëm nga njëra degë në tjetrën në të njëjtin universitet, por edhe nga njëri universitet në tjetrin për degë të njëjta.
Tarifat
Në krye të listës për tarifën më të lartë të studimit edhe për këtë vit është Juridiku në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Tarifa e miratuar e studimit për këtë degë është 90 mijë lekë të reja në vit. Krahasuar me tarifat që janë paguar në vitet e mëparshme për Juridikun vihet re që ulja e tarifës së shkollimit për këtë degë gjatë këtij viti është shumë e ndjeshme. Studentët që do të ndjekin gjatë këtij viti akademik Juridikun në Tiranë do të paguajnë 60 mijë lekë të reja më pak, pasi tarifa e shkollimit për këtë degë ka qenë 150 mijë lekë të reja për një vit akademik. Gjatë këtij viti akademik ka pësuar ulje edhe tarifa e shkollimit për Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Konkretisht, tarifa e studimit për degët e Fakultetit Ekonomik këtë vit është ulur me 5 mijë lekë. Dy vite më parë, kjo tarifë ka qenë 75 mijë lekë të reja për një vit akademik, kurse për këtë vit është 70 mijë lekë të reja. Shuma që do të paguajë një student për këtë sistem studimesh varet nga dega që ka zgjedhur dhe universiteti. Ata llogariten në bazë të kostos që ka një fakultet për shkollimin e tyre, por edhe në bazë të mundësive që u ofron diploma që ata marrin për të gjetur një vend pune kur mbarojnë shkollën. Kështu kuota part-time u janë dhënë 66 degëve të ndryshme në Universitetin e Tiranës, në Akademinë e Sporteve, në Universitetin Bujqësor, atë të Shkodrës, të Vlorës, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Ajo që bie në sy është fakti se degët në të cilën do të aplikohet ky sistem studimesh janë kryesisht degë që kanë lidhje me Mësuesinë dhe të Ekonomikun, ndërkohë që në Universitetin e Vlorës part-time do të ketë vetëm në një degë: në atë të Infermierisë.
Universiteti i Tiranës
Histori 50 000 lekë
Gjeografi 50 000 lekë
Gjuhë Letërsi 50 000 lekë
Drejtësi 90 000 lekë
Biologji 60 000 lekë
Financë-Kontabilitet 70 000 lekë
Administrim-Biznes 70 000 lekë
Psikologji 50 000 lekë
Punë sociale 50 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik e Sporteve
Të gjitha degët 60 000 lekë
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim Agrobiznes 50 000 lekë
Ekonomi e Politikë Agrare 50 000 lekë
Hortikulturë 50 000 lekë
Prodhim Bimor 50 000 lekë
Zootekni dhe Biznes Blektoral 50 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshku 50 000 lekë
Teknologji Agroushqimore 50 000 lekë
Agromekanizëm 50 000 lekë
Vreshtari dhe Enologji 50 000 lekë
Inxhinieri Pyjesh 60 000 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 60 000 lekë
Financë-Kontabilitet 60 000 lekë
Mbrojtje bimësh 60 000 lekë
Agromjedis dhe ekologji 60 000 lekë
Universiteti i Elbasanit
Histori-Gjeografi 40 000 lekë
Gjuhë–Letërsi 40 000 lekë
Edukatë Qytetare 40 000 lekë
Punë Sociale 40 000 lekë
Filozofi-Sociologji 40 000 lekë
Administrim–Biznes 50 000 lekë
Financë–Kontabilitet 50 000 lekë
Biologji-Kimi 50 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Gjirokastrës
Histori-Gjeografi 30 000 lekë
Gjuhë –Letërsi 30 000 lekë
Administrim Publik 40 000 lekë
Menaxhim Turizëm 40 000 lekë
Financë – Kontabilitet 40 000 lekë
Biologji-Kimi 40 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Korçës
Gjuhë – Letërsi 30 000 lekë
Financë 40 000 lekë
Menaxhim Biznesi 40 000 lekë
Turizëm 40 000 lekë
Hortikulturë 30 000 lekë
Agrobiznes 30 000 lekë
Marketing 40 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Universiteti i Shkodrës
Gjuhë-Letërsi 40 000 lekë
Gjeografi 40 000 lekë
Drejtësi 70 000 lekë
Administrim – Biznes 50 000 lekë
Histori 40 000 lekë
Turizëm 50 000 lekë
Financë – Kontabilitet 50 000 lekë
Biologji-Kimi 50 000 lekë
Cikli i ulët 30 000 lekë
Cikli i ulët parashkollor 30 000 lekë
Matematikë 30 000 lekë
Fizikë 30 000 lekë
Universiteti i Vlorës
Infermieri 40 000 lekë
18 Dhjetor 2008