Lohan, i shqetësuar për reformën zgjedhore dhe atë në Drejtësi
Kreu i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan, ka shprehur shqetësimin për vonesat në realizimin e reformës në sistemin e Drejtësisë si dhe në fillimin e punës për përgatitjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Presidentin Bamir Topi, kreu i Prezencës së Komisionit Europian ka shprehur shqetësimin për mosfillimin e punës për procesin e ardhshëm zgjedhor. Lohan kritikoi vonesat në miratimin e Kodit Zgjedhor dhe deklaroi se ndryshimet duhen bërë urgjente pasi po rrezikohen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Lohan ka ripërsëritur qëndrimin se për reformën në Drejtësi kërkohet ekspertizë ndërkombëtare. Kreu i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan, gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë me Presidentin Bamir Topi kërkoi që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.
“Komisioni europian ka nënvizuar në shumë raste në 6 muajt e fundit që Kodi Elektoral duhej të përshtatej shumë më përpara për zgjedhjet e qershorit 2009. Por tani që po i afrohemi fundit të 2008-s reformat bëhen dhe më urgjente dhe Kodi duhet të finalizohet”, - është shprehur Lohan.
18 Dhjetor 2008