Depresioni, vetëvaret babai i dy fëmijëve
MALËSI E MADHE - Një 26-vjeçar nga Malësia e Madhe, babai i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës së tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm në kushtet e depresionit, sipas hetimeve të deritanishme të policisë. Burime zyrtare policisë lokale thanë se “Muhamet Kurtaj, lindur dhe banues në fshatin ‘Palvar’ të komunës Qendër Koplik, u gjet i vetëvarur në katin e dytë të banesës së tij”. Grupi i hetuesve që ka shkuar në vendngjarje, mësohet se ka marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe ka arritur në konkluzionin paraprak se 26-vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit, i shfaqur tek ai kohët e fundit.
3 Prill 2008