E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Greke ofron bursa për vitin akademik 2009-2010



Ambasada Greke në Tiranë njofton se Ministria e Jashtme e Greqisë, akordon bursa për të rinjtë shqiptarë, për vitin akademik 2009-2010, për studime universitare dhe pasuniversitare, në universitetet e Greqisë. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj ambasade, të interesuarit mund të tërheqin materialin informues për kushtet e pjesëmarrjes dhe kërkesën e kandidimit, në Ambasadën e Greqisë (hyrja qendrore), nga dita e hënë deri të premten, nga ora 10.00-17.00. Dosjet e kandidimit të të interesuarve, duhet të dorëzohen në të njëjtin vend dhe orar, që nga dita e hënë datë 25 maj deri të premten 24 korrik 2009.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›