Zbardhen e-mail-et sekrete, si raportonte Ylli Pinari te Delijorgji
Pak javë para ndërtimit të Fabrikës, Pinari informonte biznesmenin. Një prej e-maile-ve jepte të dhëna mbi bazat ku mund të kryhej demontimi
Habjon Hasani
Tiranë – Ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, ka qenë në kontakt intensiv me një prej ortakëve të firmës “Albademil”, Mihal Delijorgjin. Gazeta “Albania” boton sot një e-mail që Pinari ka dërguar për Mihal Delijorgjin mbi mundësitë e ndërtimit të Fabrikës së demontimit, ndërsa në të njëjtën ditë që dërgonte këtë e-mail, zoti Pinari i kishte kthyer përgjigje dhe firmës “Southern Ammunition”, duke shprehur gatishmërinë e shtetit shqiptar për t’iu përgjigjur pozitivisht interesimit të kësaj firme. Në e-mail-in dërguar biznesmenit, zoti Pinari ka renditur një sërë bazash për t’u kryer demontimi, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk është specifikuar si bazë alternative ajo e Gërdecit. Nga ana tjetër, në dokumentet origjinale të sekuestruara nga prokuroria është vërejtur një mbështetje thuajse pa asnjë lloj kriteri ndaj firmës amerikane “Southern Ammunition”, ndërsa në një letër-përgjigje që ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullahi, i dërgon pronarit të SAC-it, i thotë se qeveria shqiptare ka vendosur të mos i kërkojë kësaj firme që të paraqesë lejen e importit.
Pinari
Ndonëse ka zhdukur prova të rëndësishme nga zyra e tij, Ylli Pinarit iu gjet kompjuteri personal në shtëpi dhe aty prokuroria gjeti “xhevahire” që as e kishte menduar se mund t’i gjente ndonjëherë. Pinari është interceptuar në telefonin e tij pas shpërthimit në Gërdec, duke komunikuar me ish-shefin e SHIU-t, Hysni Gjergji, ku të dy planifikuan zhdukjen e provave. Gazeta “Albania” zbardhi dje të plotë bisedën mes dy zyrtarëve, të kryer më 17 mars 2008, ndërsa përmbajtja është fare e qartë: Po organizohej zhdukja e çdo gjurme të mundshme. Fatkeqësisht këto tentativa vetëm sa zgjeruan “rrjetën e peshkimit” pasi biseda u interceptua dhe prokurorët dinin madje dhe ku t’i gjenin materialet e zhdukura provizorisht. Publikimi i kësaj bisede i vë vulën në mënyrë të dokumentuar faktit se zyrtarët shqiptarë i kanë trajtuar dokumentet shtetërore si blloqe personale shënimi duke i zhvendosur, zhdukur apo fshehur vetëm me një telefonatë procedurat ishin harruar me kohë prej tyre.
Delijorgji
Pas shpërthimit në Gërdec paniku i kapi të gjithë, ndërsa dhe Mihal Delijorgji ka lënë gjurmët e veta në tabulatet telefonike. Bosi i “Albademil”-it, Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48, fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve. Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit. Administratori i shoqërisë “Albademil”, e ngarkuar me procesin e demontimit të municioneve në Gërdec, ka folur në telefon me Shkëlzen Berishën në datën 15 mars 2008, pak minuta pas shpërthimit vdekjeprurës.
BOX
Pinari i zhduku dokumentet nga zyra, por ia kapën në shtëpi
Biseda Pinari-Hysni Gjergji
(Zhvilluar më 17 mars 2008, dy ditë pas shpërthimit në Gërdec)
Y- nënkupton Ylli Pinarin
H- nënkupton Hysni Gjergjin
Y - Një ide, ç’a të bëj unë me këto letrat këtu?
H – Futi në një dosje tjetër të veçantë. ǒa të thotë vëllai ty...? A do m’i lësh mua?
Y - I kam futur në kasafortë.
H - Mos kontrollojnë kasafortat, or burrë. Kot krijojmë probleme të tilla.
Y - Prandaj doja një mendim nga ata. Ose ta marri vetë, s’e ti.
H - A do ta sjell një njeri aty? A të vijë Xhelali?
Y - Po bjere më mirë, t’ia jap Xhelalit edhe...
H - Më mirë kështu flas unë... dhe hapat e mëtejshme.
Y - Po duhet ta di unë ç’a...
H - Absolutisht po, por do flas para se të vijë Xhelali, që sot ka mundësi para se të vijë Xhelali. Po e kam fjalën, gjithsesi, në çdo rast...
Y - Po ia fus në një dosje pa emër se s’jam tu bo inventarin e atyre unë, t’i mbajnë vetë ato.
H - Jo, futi të gjitha siç janë. Ne e dimë qëllimin se përse kanë shërbyer dhe kaq. Kjo është e rëndësishme. Ti mos bëj inventar të asaj dosjeje, mos u merr me atë punë. Shiko ato të tuat t’i kesh në rregull, po të këtij projekti mos e vri mendjen.
Y – Jo, jo, se mos... më tepër për merak.
H - A ta sjell aty unë?
Y - Tentova ta merrja një çikë Arin, por edhe ai nuk më del. Mos ka mbyllur numrin?
H - Pse?
Y - Po t’i thoshte ai...
H - Po nuk ka problem, se njësoj e kemi aksesin. Hajt...
Amerikanin e Gërdecit e futi në lojë pronari i firmës “Evdin ltd”
E-mail i dërguar më 27 shkurt 2006 nga Patrik Henri:
“Përshëndetje z.Pinari!
Unë jam Patrik Henri nga Southern Ammounition Company. Unë do të mbërrij në Tiranë të mërkurën, më 1 mars, 11:20, me fluturimin “Alitalia 506”. Jam i gjatë, me flokë të errët dhe me mustaqe, rreth 49 vjeç. Më është thënë nga Henry Thomet (Henri Tomei), që ju do të më prisni në aeroport. Pres të takohemi”.
E-mail dërguar më 8 mars 2006 nga Patrik Henri për Ylli Pinarin:
“Jam kthyer në zyrë. Më poshtë gjërat për të cilat diskutuam:
1. Kampion i arkave me fishekë (gëzhoja) prej tunxhi për skrap
2. Kontakti në Itali që bën tunxh për skrap
3. Shoqëria që merret me barutin në Belgjikë
4. Vlerësimi i sasisë nga prodhuesi dhe tipi i fishekëve për 3 kalibrat e mësipërm
5. Miratim i koncept-propozimit nga Ministria e Mbrojtjes
A do ishte e mundur që unë të bëja çmilitarizimin në një bazë ushtarake për arsye sigurie?
Duke ju uruar gjithë të mirat,
Patrik Henri (Southern Ammunittion)”
15 Maj 2009