E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada: Rregullat për të udhëtuar në Itali pa viza



Heqja e vizave Shengen, hap padyshim mundësi të mëdha për qytetarët shqiptarë: megjithatë është e rëndësishme të përcjellim menjëherë një informacion të saktë të kushteve të reja që do të rregullojnë lëvizjen drejt vendeve Shengen, kjo për të shmangur gabime dhe keqkuptime. Ja informacionet kryesore për qytetarët shqiptarë që kanë për qëllim vajtjen ne vendet Shengen:

1) Kur do të hyjë në fuqi liberalizimi?

Regjimi i ri i liberalizimit të vizave Shengen do të hyjë në fuqi ditën pas botimit të vendimit të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare. Përpara këtij momenti, rregullat për lëshimin e vizave do të mbeten të pandryshuara si më parë.

2) Cilat do të jenë të drejtat e qytetarëve shqiptarë?

Qytetarët shqiptarë, pas mesit të dhjetorit ( 15 dhjetor , - shën. Red. ) do të kenë të drejtë të qarkullojnë lirisht në hapësirën Shengen, për cilindo motiv, për një periudhë kohe të plotë, jo më shumë se 90 ditë në një 6-mujor, duke hyrë e duke dalë nga territori Shengen, sa herë të dëshirojnë (90 ditët në 6-mujor do të llogariten duke mbledhur gjithë ditët e qëndrimit në territorin Shengen, edhe ato jo në vazhdimësi; 6 muajt do të fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territorin Shengen).

3) Kush janë Vendet Shengen?

Bëjnë pjesë në Zonën Shengen të gjitha vendet e Bashkimit Europian (përveç Britanisë së Madhe dhe Irlandës); këtyre u shtohen edhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

4) Cilat do të jenë rregullat për tu respektuar?

Rregulli kryesore është i e periudhës së qëndrimit: në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtra (deri në 90 ditë në 6 muaj), ndërsa mbetet e pandryshuar rregullorja për vizat afatgjata (vizat kombëtare ose të tipit D; shiko pika 7).Qytetari shqiptar mund të qëndrojë në territorin Shengen 90 ditë në 6 muaj pa kërkuar vizë. Në rast se keni për qëllim të qëndroni më gjatë, duhet të kërkoni vizë pranë Zyrës konsullore përkatëse, KUJDES: kush do ta kaloni këtë periudhë, duke qëndruar në territorin e vendeve Shengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtoheni (për pasojë ndalimin për të rihyrë).

5) Cilat janë dokumentet e nevojshme për hyrjen në zonën Shengen?

I vetmi dokument i nevojshëm për hyrjen në territorin Shengen është pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta të sistemit shëndetësor të vendeve Shengen, gjithsesi është shumë e rekomandueshme prerja e një siguracioni shëndetësor përpara nisjes. Qytetari i huaj, nëse i kërkohet, duhet të mund të demonstrojë qëllimin, kushtet e mjetet e udhëtimit.

6) A do të jetë e detyrueshme marrja me vete e kartës së kreditit ose e lekëve CASH, e një bilete kthimi apo e një siguracion shëndetësor?

Siç e përmendëm, hyrja në zonën Shengen do të jetë e mundur për qytetarët shqiptarë vetëm me paraqitjen e pasaportës biometrike të vlefshme.
Megjithatë, autoritetet e Policisë kanë gjithmonë të drejtën e kryerjes se kontrolleve e çdo qytetar i huaj duhet të demonstrojë, nëse i kërkohet; qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tij (p. sh. nëpërmjet prenotimit të hotelit dhe/ose biletës së kthimit) dhe të disponojë mjete financiare të mjaftueshme në lidhje me llojin, kohëzgjatjen e parashikuar të qëndrimit dhe shpenzimet për kthim në vendin nga i cili ka ardhur. Vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve të huaj në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund të kthejë mbrapsht qytetarin e huaj (të cilësdo shtetësie), që nuk është në gjendje të paraqesë sa me sipër.

7) Në cilat raste vazhdon të nevojitet kërkesa për vizë?
Lëshimi i vizës vazhdon të nevojitet në të gjitha ato raste në të cilat qytetari shqiptar ka për qëllim të qëndrojë në territorin Shengen për më shumë se 90 ditë në një 6-mujor dhe mendon të kërkojë leje-qëndrimi. Tipologjitë më të shpeshta janë:vizë për studime, vizë për punë të varur, vizë për bashkim familjar. Pra, për të studiuar ose për të punuar në vendet Shengen është e domosdoshme, në çdo rast kërkesa për vizë.

8) Po, në procedurën për kërkesën e vizave kombëtare do të ketë ndryshime?

Jo. Procedura për vizat kombëtare afatgjata (si studim, punë e bashkim familjar) do të mbetet e pandryshuar, ekzaktësisht si më parë.

9) A mundet që pas liberalizimit, të hyjnë në vendet Shengen edhe ata qytetarë shqiptarë që kanë pasur një urdhër largimi, ose ata të cilëve për një motiv tjetër u është ndaluar hyrja në zonën Shengen për një farë periudhe?

Absolutisht jo. Sigurisht që ndalimi i hyrjes së vendet Shengen ruan të njëjtën vlefshmëri edhe pas liberalizimit të vizave. Personave, të cilët rezultojnë në Sistemin Informativ të vendeve Shengen, do t’iu refuzohet hyrja në kufi.

Shënim: Materiali është marrë nga Ambasada Italiane në Shqipëri në mënyrë thuajse integrale, me shkurtimin e një paragrafi në hyrje të informacionit.

Në numrin e nesërm do të lexoni:

1- Lëvizja pa viza në Gjermani. Kriteret dhe rastet kur do të kërkohet pajisja me vizë

2- Procedurat që ndiqen gjatë udhëtimit me makinë në vendet e zonës “Shengen”

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
Për çdo paqartësi ose informacione të mëtejshme, na shkruani në adresën: gazetalbania@gmail.com

Përgatiti: Albert Gjoka

11 Dhjetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›