Akti Normativ në Gjykatën e Strasburgut, një puç kushtetues
Intervistë me Kadri Mukën, ushtarak në lirim: “Masa e pensionit, më e ulët nga sa u ka takuar ushtarakëve me ligjet e mëparshme”
“Ushtarakët që ende nuk kanë ushtruar të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqërie, nuk dihet se kur do ta ushtrojnë. Masa e përfitimit do jetë më e ulët nga sa u ka takuar me ligjet e mëparshme. Parimi kushtetues i shtetit të së drejtës, sipas të cilit të drejtat janë të padhunueshme, hidhet në kosh të plehrave”. Kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për gazetën “Albania” Kadri Muka, ushtarak në rezervë. Ai ka theksuar se miratimi i Aktit Normativ nga ana e Këshillit të Ministrave është një puç kushtetues, ndërsa miratimi nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve është një injorim i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Ju keni një kohë të gjatë që merreni me çështjen e mbrojtjes së të drejtave të ushtarakëve. Çfarë ju ka shtyrë në këtë sipërmarrje, që në një farë kuptimi, nuk lidhet aspak me interesat personale, por ato të korpusit dhe të grupit social të ushtarakëve dhe që nuk është pa kosto personale e familjare?
Për hir të së vërtetës, unë nuk i përkas atij grupi ushtarakësh që kanë përjetuar plotësisht vështirësitë, sakrificat dhe privacionet që bart shërbimi ushtarak si një veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shoqërinë e shtetin. Unë nuk u përkas atyre që kanë bërë një ditë po e një ditë jo shërbim 24-orësh, as tyre që kanë qëndruar larg familjes me javë, muaj apo vite, duke bërë gjatë kësaj kohe një jetë në kushtet minimale të jetesës, as tyre që u janë tharë rrobat e lagura apo të djersitura tri a katër herë në ditë në trup, apo atyre që e kanë pasur jetën në fije të perit nga rreziku i pakujdesisë së të tjerëve prej përdorimit të armëve, predhave, municioneve, lëndëve plasëse dhe helmuese etj., por që në mendje e në shpirt i kam përjetuar njësoj si ata. Unë i përkas asaj kategorie njerëzish dhe ushtarakësh që u pëlqen të jenë korrektë dhe që këtë korrektësi e kërkojnë edhe nga të tjerët. U përkas atyre që marrëdhëniet në shoqëri e në shtet i kuptojnë dhe realizojnë si marrëdhënie detyrimesh reciproke, sipas parimit “Të detyrohem, më detyrohesh”. U përkas atyre ushtarakëve që ushtarak quajnë atë që mbron idealin ushtarak, mbron profesionalizmin ushtarak, mbron dinjitetin ushtarak dhe këtë e bën si kur është në shërbim aktiv, ashtu dhe kur del në rezervë, lirim a pension, dhe aspak atë që është thjesht i etur për karrierë e grada, e që pas daljes në rezervë, lirim a pension, përfundon në pozitat e ushtarit të fundit, të rreshtit të fundit. Koston për këtë nuk e kam paguar kur isha në shërbim aktiv, por tani që jam në lirim në kurriz të fëmijëve, të cilët, për shkak të qëndrimeve të mia, u janë nënshtruar dhe vazhdojnë t`u nënshtrohen persekutimeve. Kjo fjala e fundit mbase nuk u duket me vend në kushtet e shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor, por unë, ata që shihen me syrin e armikut pse thonë e mbrojnë të vërtetën, që kërkojnë të drejtën e mbrojnë ligjin, kritikojnë pushtetin; ata që ulen në detyrë, largohen nga puna pasi dyshohen për bindje të kundërta nga ato të partisë në pushtet, apo pse nuk janë servilë e nuk heshtin për zullumet e pushtetit apo të eprorëve, janë të persekutuarit e kohës. Për mua shqiptarët kanë kaluar nga të persekutuarit e diktaturës në të përsekutuarit e demokracisë dhe uroj që një situatë e tillë të marrë fund një sekondë e më parë.
Më 20 maj 2009, Kuvendi miratoi ligjin e ri të sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë Shtetit, të burgjeve, zjarrfikës, Gardës, SHISH-it e SHKB-së. Kur hyri në fuqi ky ligj dhe pse nuk u zbatua ai?
Ligji hyri në fuqi më datë 27 qershor 2009, pasi u botua në Fletoren Zyrtare më 12 qershor dhe sipas nenit 32 të tij, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare mbushi 15 ditë. Po në këtë datë ranë nga fuqia për t’u zbatuar: ligjet nr. 8087, datë 13.3.1996, nr. 9418, datë 20.5.2005, i ndryshuar “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nr. 8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe ligjet e tjera që përfshin neni 31. Për shkak të këtyre, trajtimi nga 27 qershori ligjërisht duhej të kishte filluar e të ishte kryer sipas Ligjit Nr. 10142 të 15 majit 2009. Për shkak të mosnxjerrjes së VKM-së, që detyronte neni 30, trajtimi nuk u bë e vazhdon të mos bëhet edhe sot.
Pse, sipas jush, Këshilli i Ministrave nuk nxori vendimet përkatëse për të garantuar zbatimin në kohë të ligjit?
Mosnxjerrja e akteve nënligjore u justifikua me dy arsye: me qenien për shqyrtim të ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe me pritshmërinë e gjykimit dhe vendimit të kësaj gjykate. Në fakt, këto përbëjnë justifikime të pajustifikuara dhe thjesht të sajuara. Këtë e them pasi Gjykata Kushtetuese mori paraprakisht në shqyrtim, përpara seancës plenare më datë 3 nëntor 2009, kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit. Gjykata nuk gjeti argumente bindëse për mundësinë e ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat shtetërore e shoqërorë ose të individëve si rrjedhojë e zbatimit të menjëhershëm. Për këto mbledhja e gjyqtarëve vendosi rrëzimin kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të ligjit. Nga ky moment, që i korrespondon datës 3 nëntor 2009, nuk ekzistoi asnjë pengesë për të zbatuar ligjin. Përballë këtij realiteti detyra dhe detyrimi ishte të merreshin masat që çonin në zbatimin e ligjit, e jo të qëndrohej në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sikundër ndodhi. Por, mungesa e vullnetit dhe e përgjegjësisë për të zbatuar ligjin, nisur që më 1991-shin, me statusin e 3 korrikut dhe e pasur me Vendimin e KM Nr. 225, datë 29.5.1992, Ligjin Nr.8087, datë 13.03.1996; Ligjin Nr.8521, datë 30.07.1999; statusin e 23 marsit 2004; Ligjin Nr.9418, datë 20.05.2005; Ligjin Nr.9481, datë 16.02.2006, si dhe Vendimin Nr.9. datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese, si një sëmundje e pashërueshme e pushtetit, vijoi rrugën 18-19 vjeçare. Nga mosnxjerrja e VKM-së, ushtarakët që e drejta u kishte lindur para datës 27 qershor 2009, por që nuk e ushtruan atë për zvarritje të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, SHISH-it dhe të Sigurimeve Shoqërore, si dhe ata që e drejta u lindi nga kjo datë e në vazhdim, mbetën e vazhdojnë të jenë pa trajtim.
Sa është i përligjur një qëndrim i tillë nga ana e institucioneve shtetërore përkatëse?
Lënia pa asnjë lloj të ardhure nuk ka as përligjje dhe as justifikim. Ajo veçse është antiligjore dhe moszbatim ligji, po aq përbën edhe një akt antikushtetues. Është akt antiligjor sepse ligji ka njohur të drejtën e trajtimit me pension të parakohshëm, pas përfundimit të trajtimit me pagë kalimtare dhe plotëson femra moshën 42 vjeç e mashkulli 47 vjeç. Të gjithë këtyre që nga viti 2008 deri në hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009 e pas kësaj date, pavarësisht plotësimit të dokumentacionit përkatës, nuk u është lidhur pensioni. Pa pension suplementar janë lënë prej 14 majit 2005 ushtarakët e para 1991-shit dhe ata që kanë dalë në pension pleqërie nga 2008-a e deri sot. Edhe pse ligji i mësipërm, deri në datën e hyrjes në fuqi, në pikën 1 të nenit 29 nënvizon se do të zbatohej ligji i 1996-s, i ndryshuar; në fakt nuk ndodhi e nuk u veprua kështu. Procesi i caktimit dhe trajtimit me pensionet përkatëse u pezullua dhe vazhdon të mbetet i tillë pas datës 27 qershor 2009. Në këtë mënyrë, ushtarakëve dhe përfituesve të tjerë veçse u është shkaktuar një dëm pasuror financiar, si dhe dëm ekzistencial që ka cenuar rëndë nivelin e jetesës personale e familjare deri në afro 2 e më shumë vjet, u është shkaktuar edhe një dëm moral i paimagjinuar që ka arritur deri në kufijtë e mohimit të së drejtës për të jetuar, çka përbën në vetvete një krim të rëndë kundër jetës.
Më 24 qershor 2010, Gjykata Kushtetuese, mbi bazën e kërkesës së Avokatit të Popullit dhe shoqatave të ushtarakëve dhe të policisë, shfuqizoi si antikushtetuese dy nga dispozitat e ligjit. Çfarë detyrimesh kishte qeveria pas këtij vendimi dhe cili është qëndrimi i saj?
Para se të kalojmë te detyrimet, më duket me vend t`i kujtojmë opinionit të grupit social të ushtarakëve përfitues dhe përfituesve të tjerë të ligjit se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetues pikën 2 të nenit 14 të ligjit që kufizonte masën e pensionit të parakohshëm në masën e dy pensioneve bazë, përcaktuar me VKM, dhe nenin 27 të ligjit që mohonte të drejtën e trajtimit me sigurime shoqërore suplementare të ushtarakëve të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për krime me dashje. Përsa i përket objektit të drejtpërdrejtë të pyetjes, detyrimeve të qeverisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është e vështirë të kuptohet. Si çdo qeveri e çdo vendi, pavarësisht sistemit, e drejta, njëherazi dhe detyrimi, janë një. Marrja e masës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e Republikës, në këtë pikë është shumë e qartë dhe e prerë. Ajo, në nenin 132, thotë: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare”. Qeveria, fuqinë detyruese e ka trajtuar si vullnetarizëm dhe të drejtë për të mos e zbatuar. Të qenit përfundimtar e ka quajtur si përfundim i gjithçkaje, pa asnjë detyrim për të garantuar zbatimin, e jo si absolutizëm pa të drejtë ndërhyrjeje, pa të drejtë ndryshimi dhe zbatimi pa ekuivok. Në fakt, qeveria ka autoritetin, detyrimin dhe të drejtën e vetme, garantimin e zbatueshmërisë rigoroze dhe në kohën më të shkurtër. Për të mundësuar këtë, në radhë të parë i binte barra të hartonte dhe çonte në Kuvend projektligjin për disa ndryshime në ligj, në të cilin të reflektohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këtu nuk kishte dhe nuk ka asnjë lloj vështirësie. Madje nuk do as mund e as kohë, pasi e shumta, ai projekt do të kishte tre nene. Nenin e shfuqizimit të pikës 2 të nenit 14; nenin e shfuqizimit të nenit 27 dhe nenin e hyrjes në fuqi të ligjit. Vetëm pas këtij akti dhe miratimit në Kuvend, lindte e drejta për VKM që aktualisht mban numrin 793, datë 24.09.2010, i cili i përgjigjet periudhës së paravendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në vend të kësaj u zgjodh kryerja e atij veprimi që duhej kryer menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, por kurrsesi pas Vendimit Nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese. Me atë përmbajtje që ka VKM-ja e sipërcituar pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën akt antikushtetues, njëherazi edhe një puç kushtetues dhe institucional.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi Aktin Normativ. A ishte i ligjshëm, sipas jush, ky vendim, pa marrë parasysh vendimin e Kushtetueses?
Kur edhe më i padituri e di se pas arsyetimit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të gjithë duhet të heshtin, askush nuk ka të drejtë ta diskutojë, ta anatemojë apo kundërshtojë e mos ta zbatojë, nuk mund të bëhet fjalë se këtë nuk e dinë apo nuk e kanë të qartë anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Nëse injoranca e tyre arrin deri këtu, vajmedet dhe mjerë ky vend se çfarë ka zgjedhur për të miratuar ligje. Për ta nuk ka pasur dhe nuk ka rendësi se ç`thotë e ç`kërkon Kushtetuta. Për ta nuk ka rëndësi se sipas nenit 132 të Kushtetutës vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. E rëndësishme është që ligji të plotësojë qëllimet dhe interesat e shefit të qeverisë e të partisë apo të shfryjë dufin e tij. Për këtë janë të gatshëm t`i veshin vetes kompetenca mbi Kushtetuesen, kompetenca për mosrespektimin e zbatimin e saj, për mosrespektimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vendimeve të saj. Këtë treguan diskutimet që ata bënë në mbrojtje të Aktit Normativ. Kur Kushtetuta, në nenin 124, në pikën 1, shprehet se “Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj” dhe në pikën 2 thotë: “Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”, kryetari i Komisionit, juristi Ilir Rusmali, ish-ministri i Drejtësisë, pa pikë përgjegjësie profesionale e privatësie vesh petkun e injorantit në jurisprudencë dhe, si një ushtar i bindur dhe i devotshëm që di të bindet dhe vetëm të bindet, merr përsipër të diskutojë drejtësinë e gjykimit dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai arriti deri atje sa t’u kujtojë anëtarëve të Komisionit, veçanërisht atyre të opozitës, se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur parasysh buxhetin e shtetit. Ky palo jurist, palo ish-ministër e palo kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, merr guximin e ngrihet mbi Kushtetutën dhe shpall të gabuar arsyetimin e Kushtetueses. Këtë marrëzi ua kërkon edhe anëtarëve të tjerë të Komisionit dhe, si përherë, proqeveritarët dhanë votën në miratim të Aktit Normative dhe në ndëshkim të Kushtetutës, të Gjykatës Kushtetuese e vendimit të saj.
Kush mendoni ju se do të jetë fati i mëtejshëm i ligjit, i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe i ushtarakëve dhe gjithë përfituesve të tij?
Siç kanë rrjedhur gjërat dhe ngjarjet këto 5 vjet, ku ligjvënësi miraton, pa një, pa dy, çdo projekt ligjor paraqitur nga qeveria, edhe pse me shkelje të rënda kushtetuese, fati është i paravendosur. Ushtarakët që ende nuk kanë ushtruar të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqërie nuk dihet se kur do ta ushtrojnë. Masa e përfitimit do të jetë më e ulët nga sa u ka takuar me ligjet e mëparshme. Parimi kushtetues i shtetit të së drejtës, sipas të cilit të drejtat janë të padhunueshme, hidhet në kosh të plehrave. Po në koshin e plehrave hidhet edhe parimi i sigurisë juridike, sipas të cilit, nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion dhe shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë financiar për subjektet përfituese.
KËRKESAT
Çështja e pensioneve duhet të shkojë në Strasburg
Në kushtet e mësipërme, sipas mendimit tim personal, udhëhequr nga parimi se asgjë nuk është pa zgjidhje, ushtarakët dhe përfituesit e tjerë të ligjit kanë se ç’bëjnë. Në respektim të shtetit të së drejtës dhe atij ligjor, për mua:
1- I duhet kërkuar kryeministrit dhe qeverisë të anulojnë Vendimin Nr.793, datë 24.09.2010 dhe Aktin Normativ, dhe për këtë të bëhen me dije të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat e akredituara në RSH.
2- T’u kërkohet deputetëve dhe grupeve parlamentare të denoncojnë këto dy akte dhe të mos votojnë Aktin Normativ kur ai të shtrohet për miratim në Kuvend.
3- T’i kërkohet Gjykatës Kushtetuese shfuqizimi i tyre si antikushtetues.
4- Çështja të shtrohet në Gjykatën e Drejtave të Njeriut sa më shpejt të jetë e mundur.
5- Në fitim të të drejtave të fituara ushtarakët individualisht ose në grupe t`u drejtohen gjykatave menjëherë pas caktimit dhe rillogaritjes së pensioneve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, puç kushtetues
Vendimi nuk merr përsipër zbatimin e vendimit të Kushtetueses, por zbatimin e ligjit pa shfuqizimet e këtij vendimi
Për hir të së vërtetës, këtu nuk ka shumë vend për shikime personale e individuale. Argumentet i ka vetë koncepti për shtetin e së drejtës, për të cilin populli shqiptar angazhohet që në preambulën e Kushtetutës, kur shprehet: “Ne, Populli i Shqipërisë, ... me përgjegjësi për të ardhmen, … me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik, …vendosim këtë Kushtetutë". Kushtetuta, sipas pikës 2 të nenit 4, është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj themeltar i shtetit, në nenin 1 përcakton se: “Shqipëria është Republikë Parlamentare”, kurse në nenin 3 rendin kushtetues e përcakton si bazën e këtij shteti, i cili ka për detyrë ta respektojë dhe ta mbrojë. Të qenit Republikë Parlamentare, imponon dhe detyron respektimin e vendit, rolit dhe misionit që ka çdo institucion, të cilët, në tërësinë e tyre, pasqyrojnë dhe përbëjnë vetë rendin kushtetues. Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese, sikurse thuhet në nenin 124, garanton respektimin e Kushtetutës, bën interpretimin përfundimtar të saj dhe i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Këshilli i Ministrave, i cili me nenin 95 të Kushtetutës, përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore. Ai nxjerr vendime. Kryeministri, sikurse reflektohet në nenin 102 të Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij, midis të tjerave siguron zbatimin e legjislacionit. Këtu më duket se nuk ka nevojë për interpretim tjetër. Çdo shmangie prej këtyre përcaktimeve kushtetuese përbënë akt antikushtetues dhe puç kushtetues dhe institucional. Për sa kohë VKM nuk doli para Vendimit Nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, por 3 muaj pasi ai hyri në fuqi, nuk ka atributet e mosreflektimit të tij dhe llogaritjen e përfitimeve sipas ligjit pa ndryshime, siç fikson kreu VI i Vendimit Nr.793, datë 24.09.2010 i Këshillit të Ministrave. Ky përbën një akt antikushtetues, pasi nuk merr përsipër zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por zbatimin e ligjit pa shfuqizimet e këtij vendimi. Puç kushtetues sepse shpërfill përcaktimin kushtetues për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Puç institucional sepse ngrihet dhe vendos mbi gjykimin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pra shpërfill institucionin e Gjykatës Kushtetuese.
AKTI NORMATIV
Humbet vlerën nëse nuk votohet në Kuvend
Akti Normativ është një e drejtë e qeverisë. Ai buron nga neni 101 i Kushtetutës. Sipas këtij neni, Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe emergjence, nxjerr akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve. Nisur prej këndej ai konsiderohet akt normal. Nevoja e kërkonte që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të reflektohej ai vendim në dispozitat ligjore. Me një fjalë, të bëheshin ndryshimet në Ligjin Nr. 10142, datë 15.05.2009, të miratoheshin ato në Kuvend, për t’i hapur udhë zbatimit të Vendimit Nr.33, datë 24.06.2010 të Kushtetueses. Qeveria, në vend që ta paraqiste si projektligj menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi pas 22 korrikut 2010, e paraqiti si akt normativ pas 3 muaj e rreth 20 ditësh, pra pasi kish nxjerrë një vendim për të zbatuar ligjin pa shfuqizimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Emergjente e bënte ndërprerja e mohimit të së drejtës për të jetuar për ushtarakët e çdo përfitues tjetër të ligjit që nuk kishin ushtruar të drejtën e pensionit para hyrjes në fuqi të ligjit, si dhe të atyre që kjo e drejtë u lindi nga data 27 qershori 2009 e në vijim. Deri këtu gjithçka mund të konsiderohet normale. Ajo që nuk shkon e që nuk është normale, është fakti se ky akt normativ nuk i shërben aspak misionit që ka një akt normativ. Nëse ishte nevojë dhe urgjente zbatimi i ligjit dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos vazhduar më tej lënia pa trajtim e ushtarakëve dhe përfituesve të tjerë, pezulluar që para miratimit e hyrjes në fuqi të ligjit dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite, Akti Normativ për të cilin flitet nuk realizon këtë. Ai merr përsipër të bëjë ndryshime në ligj që i kundërvihen vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ligjit organik, statusit të ushtarakut. Me ndryshimet që paraqet në ligj cenon masën e të drejtës së fituar nga ligji. As më pak e as më shumë, përsërit shkeljen kushtetuese që bëri me Ligjin Nr. 9481, datë 16.02.2006, për ndarjen e trajtimit të ushtarakëve në para e pas hyrjes në fuqi të ligjit, shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 9, datë 26.02.2007. Përveç kësaj, shtesa prej 2% të pagës mesatare referuese të të gjithë karrierës për çdo vit shërbimi mbi 12 vjet femra e 15 mashkulli, zbritet në 1.5%. Jo vetëm kaq, por 1.5% nuk është më i pagës mesatare referuese, por i pagës mesatare neto referuese të të gjithë karrierës. Si i tillë, Akti Normativ i nxjerrë dhe i çuar për miratim në Kuvend, i cili është i detyruar ta shqyrtojë brenda 45 ditëve se në kundërt akti bëhet i pavlerë, shpreh thjesht vullnetin dhe vendosmërinë për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të ligjit me ndryshimet që rezultojnë prej këtij vendimi. Si i tillë, ai akt normativ përbën një akt tjetër antikushtetues për çështjen e trajtimit të ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare në përputhje me ligjin organik, Statusin e Ushtarakut të 3 korrikut 1991 dhe 23 marsit 2004. Konstante dhe e palëkundur në qëndrimet e Ekzekutivit që nga 9 nëntori i 2005 e deri sot te ky akt normativ ka qenë dhe vazhdon të jetë një e vetëm një. Ai është moszbatimi me çdo kusht e mjet i ligjit, Statusit të Ushtarakut dhe i ligjit të sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve, si dhe i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
13 Dhjetor 2010