Ambasada e Gjermanisë dhuron 40 mijë euro për shtresat në nevojë
milione lekë për fermerët
Matrikullimi i plotë i bagëtive të imta, si faktor që ndikon në rritjen e sigurisë ushqimore, është një prej objektivave kryesore të qeverisë për këtë vit, ndaj nga buxheti i shtetit është vënë në dispozicion fondi prej 220 milionë lekësh. Valbona Paluka, drejtoreshë e Kontrollit Ushqimor në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëri të ditur se me fondin prej 220 milionë lekësh do të matrikullohen gjatë këtij viti 2 milionw e 300 mijë krerë bagëti të imta në të 12 qarqet. "Me matrikullimin e bagëtive dhe mbështetjen e fermerëve për këtë proces, MBUMK shkon drejt përmbushjes së detyrimit për standardet e sigurisë ushqimore në vend", - tha Paluka.
5 Shkurt 2009