Vendet me shoferët më të padisiplinuar në Europë
Sipas raportit studimor të “Contribuenti.it”, vendin e parë për numrin më të madh të gjobave ndaj automobilistëve e zë Italia. Sipas studimit të publikuar, në vendin fqinj gjatë 10 viteve të fundit gjobat janë rritur me 1265 për qind. Pas Italisë, në listë është Rumania ku përqindja e gjobave rrugore është rritur me 384 për qind. Më pas vjen Bullgaria me 306 për qind të rritjes në 10 vitet e fundit. Ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e katërt, me rritjen prej 296 për qind. E pesta është Estonia me 239 për qind, Sllovakia me 214 për qind, Kroacia me 192 për qind. Në fund të listës ndodhen Anglia me 34 për qind, Gjermania me 28 për qind dhe e mbyll listën Suedia me 21 për qind të rritjes së numrit të gjobave në dhjetë vitet e fundit. Sipas qendrës së studimeve, më pak se 30 për qind e shoferëve që gjobiten gjatë punës së tyre nga Policia Rrugore e paguajnë atë pa kamatë vonesë, ndërkohë që pjesa tjetër i paguan gjobat pasi kanë kaluar disa kohë me kamatë vonesë.
5 Shkurt 2009