E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda kërkojnë dëshminë e policit që u mor peng



Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar për të dëshmuar ish-policin që u mbaj peng dhe u keqtrajtua për disa ditë me radhë, mbi ngjarjet e marsit 1997, ku një koleg polic mbeti i vrarë dhe më pas u dogj nga të pandehurit. Për shkak se ish-polici nuk është kthyer më në Shqipëri që pas trazirave të ‘97-s, trupi gjykues po shqyrton mundësinë ta marrë dëshminë e tij në vendin, ku Eduart Aliaj është rezident. Për atë që njihet si Masakra e Qafë-Gjashtës janë nën akuzë 10 persona; Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Demon Sejko, Mikel Flamuri e Ristan Lapa. Ndërkohë gjatë seancës ka dëshmuar ish-kryetari i Komitetit të Shpëtimit të asaj kohe në Sarandë, Xhevdet Koçi. Ai tha se nuk kishte qenë dëshmitar kur ndodhi masakra, por më pas ka shkuar në vendngjarje dhe ka parë policin e djegur. Ai shtoi gjithashtu se nuk mbante mend nëse ndonjëri nga njerëzit në kafaz ishte në turmë atë ditë. Ndërkaq, ish-ushtaraku Koçi i tha gjykatës se ish-policin e keqtrajtuar, Eduart Aliaj, e kishte marrë nga duart e pengmarrësve kapoja i bandës së Vlorës, Zani Çaushi, duke i shpëtuar kështu edhe jetën.

5 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›