Raporti italian: “Shqipëria, vendi i katërt në Europë për nivelin e lartë të gjobave”
Numri i gjobave është shtuar shumë në 10 vitet e fundit. Në vitin 2008, në kryeqytet, u vendosën rreth 280 mijë gjoba
Ervin Koçi
“Shqipëria është vendi i katërt në Europë për nivelin e vendosjes së gjobave ndaj individëve që drejtojnë një mjet motorik”. Ky është përfundimi i një studimi të fundit, tw bërë nga një institut italian për transportin në shërbim të Shoqatës së Shoferëve dhe Kamionistëve italian dhe atyre të Bashkimit Europian me qendër në Milano, Itali, i njohur ndryshe si “Contribuenti.it”. Sipas studimit më të fundit, i cili ka dalë jashtë hapësirave të vendeve “Shengen” (pasi transporti rrugor ka një shtrirje më të gjerë) dhe ka analizuar të gjitha vendet e Europës, përfshi këtu edhe Shqipërinë, vendi ynë renditet në vendin e katërt. Sipas këtij raporti, ka pasur një trend mjaft të lartë rritës përsa i takon numrit të gjobave automobilistike gjatë 10 viteve të fundit. Sipas “Contribuenti.it”, në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve janë rritur në masën 296 për qind, duke e lidhur këtë me nivelin e keq të ushtrimit të profesionit të shoferit, me mosrespektimin e sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe me gjendjen e keqe të infrastrukturës rrugore ku raporti vë theksin në mungesën e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë në rrugë. Raporti ka marrë në studim dhe ka nxjerrë konkluzionin : “Autoriteteve përgjegjëse për këtë situatë në Shqipëri duket se u intereson më mirë vjelja e gjobave në një sasi të madhe, çka sjell të ardhura të shumta për buxhetin e shtetit, sesa disiplinimi dhe marrja e masave për automobilistët që të respektojnë rregullat dhe të disiplinohen në trafik”.
Italia, në vendin e parë
Edhe pse ka marrë në studim të gjitha vendet e Europës, instituti italian për transportin, “Contribuenti.it”, nuk ka lënë pa pranuar edhe faktin e hidhur por të vërtetë që Italia është vendi i parë në Europë me automobilistët më të padisiplinuar dhe më të gjobitur. Sipas qendrës studimore “Contribuenti.it”, “vendin e parë në Europë e zë Italia, ku gjobat janë rritur me 1265 për qind”. Sipas të dhënave, gjatë tre viteve të fundit, ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në Itali është rritur në mënyrë të ndjeshme ndëshkimi i qytetarëve për shkak të shkeljeve në rregullat e qarkullimit rrugor apo të tjera shkelje. Për të dalë në këtë përfundim, qendra studimore italiane për transportin ka marrë shifrat e dhjetë viteve të fundit të deklaruara nga burimet zyrtare të policive europiane. Sipas saj, vendet ku janë vënë më pak gjoba në rrugë janë: Anglia, Gjermania dhe Suedia.
Gjobat në Shqipëri
Edhe në këtë aspekt, Shqipëria nuk kishte se si t’i shpëtonte "listës së zezë" të vendeve europiane, ku gjobat automobilistike kanë pësuar një rritje të pazakontë në 10 vitet e fundit. Sipas raportit të “Contribuenti.it”, tw publikuar pas ditë më parë në Itali, Shqipëria renditet e katërta në Europw, ku gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve janë rritur 296 për qind në krahasim me dhjetë vite më parë. Fakti i rritjes së gjobave në vend është evidentuar edhe në analizën e vitit të kaluar të Policisë Rrugore të Tiranës. Në këtë analizë u tha se, “është rritur numri i gjobave të marra nga drejtuesit e automjeteve në Tiranë”. Sipas shifrave të policisë, dy gjoba ka marrë çdo makinë që ka udhëtuar në kryeqytet. Ndërsa rreth 88 gjoba janë prerë çdo ditë të vitit të kaluar për makinat që qarkullojnë në Tiranë, duke vërtetuar dhe raportin e institutit italian. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në kryeqytet janë vendosur rreth 280 mijë gjoba. Shifra rekord u publikua nga ish-kreu i Qarkullimit Rrugor për Tiranën gjatë analizës vjetore.
5 Shkurt 2009