Ambasada e SHBA-së, 50 mijë USD për përmbytjen
Në përgjigje të situatës së emergjencës krijuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë, ambasada e SHBA-së deklaroi dje se do të dhurojë 50 000 USD si ndihmë emergjence për të mbështetur ata që janë prekur më shumë. Fondet do t’i përcillen Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili aktualisht po punon për të ofruar ndihmë për rreth 5000 banorë në veri të vendit. Së bashku me ambasadorin Lohan të Komisionit Europian dhe përfaqësuesin e Presidencës së Radhës së BE-së, ambasadorin Montobio, ambasadori Uidhers vizitoi zonën e përmbytur më 14 janar, me ftesë të Presidentit Topi. Ambasadori u shpreh se kjo fazë e parë ndihme do të pasohet nga një fazë e dytë që do të përqendrohet mbi rimëkëmbjen dhe rehabilitimin.
#