E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori turk viziton sot Shkodrën

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hasan S. Aþan, do të vizitojë sot rrethin e Shkodrës. Ai do të shoqërohet nga disa punonjës të ambasadës dhe përfaqësues të biznesit turk që kanë dhënë ndihma. Ambasadori turk do të ketë një takim me prefektin e Shkodrës, zotin Maxhid Cungu. Ambasadori Hasan S. Aþan do të takohet edhe me të dëmtuarit nga përmbytjet, të cilët kanë marrë ndihma humanitare të dërguara nga qeveria turke dhe biznesi turk që vepron në Shqipëri, dhe do t’u transmetojë ndjenjat e solidaritetit që ushqen populli turk për ta, duke shprehur dëshirën për eliminimin sa më të shpejtë të pasojave të fatkeqësisë natyrore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›