E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria të zbardhë pasojat

Biznesi

Konfindustria, duke shprehur keqardhjen për pasojat e rënda nga përmbytjet, vlerëson menaxhimin nga ana e KESH-it dhe OST-së, për optimizimin e sistemit energjetik në prodhimin maksimal dhe qëndrueshmërinë e linjave. Megjithatë, biznesi shikon me shqetësim pasojat e shkaktuara nga përmbytja, si dhe masat që duhet të kishte marrë më herët qeveria.
“Duhet të pranohet dhe të sqarohet, se është e papranueshme që taksat e qytetarëve shqiptarë të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët e ndërtimeve të paligjshme në zona të rrezikuara të banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike etj., përfshi edhe ndërtimet e kryera me lejet e marra në mënyrë korruptive dhe në kundërshtim të plotë me standardet e lejueshme në fuqi”, thotë Gjergj Buxhuku.
Efektiviteti i ulët në përdorimin e mbi 100 milionë dollarëve të shpenzuara prej më shumë se 12 vjetësh në projektin e Bankës Botërore për ujitjen dhe kullimin e tokave në Shqipëri të financuar me kredi, që kanë filluar të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ishte një tjetër shqetësim i Konfindustrisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›