E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ora e Shqiperise”, krijohet partia me e re shqiptare

Quhet “Ora e Shqiperise”. Kjo eshte partia me e re ne listen e madhe te partive politike shqiptare. Dje, kryetari i saj, Zef Shtejfni, ne nje konference per shtyp, ka shpallur krijimin e partise me te re shqiptare “Ora e Shqiperise”. Sipas Shtejfnit kjo parti do te jete nje force politike me orientimin e qendres se djathte. Ai u shpreh se forca qe perfaqeson dhe drejton do te jete mbeshtetese e reformave te qeverise ne keto dy vjet, investimet publike afatgjata, si dhe buxhetin e vitit 2008, si me i mire i paraqitur ndonjehere nga ndonje qeveri ne keto 17 vitet e pluralizmit. “Partia ORA do te bashkepunoje ngushte me forcat politike, kryesisht te djathta, per te realizuar sa me mire sherbimin ndaj qytetareve te ketij vendi”, - tha Shtejfni.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›