Ambasada greke ndryshon procedurat e vizave
29/01/2005 Kur të kërkoni takim, mjafton fotokopja e pasaportës, për vizë duhet gjithë dokumentacion
Ndryshon procedura e paraqitjes për të marrë vizë në ambasadën greke. Nga data 7 shkurt, kur personat e interesuar do të paraqiten në ambasadë për të kërkuar takim do të paraqesin vetëm fotokopjen e pasaportës, ndërsa dokumentacionin e plotë duhet ta paraqesin datën e aplikimit, pra pas një jave. Ambasada greke njofton gjithë shqiptarët e interesuar se nga data 14 shkurt i këtij viti, ditë e hënë, do të ndryshojë procedura e paraqitjes për të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me vizë. Çdo i interesuar do të paraqitet për aplikim bashkë me dokumentacionin e nevojshëm në kohën dhe datën e takimit që i caktohet. Ndërsa për të kërkuar takim, i interesuari duhet të paraqesë në hyrjen e zyrës konsullore një fotokopje të thjeshtë të pasaportës së tij, ku të jetë shënuar lloji i vizës që dëshiron si për shembull për arsye profesionale, turistike, bashkim familjar etj. Kërkesat për caktimin e takimit do të pranohen çdo ditë pune, pra nga e hëna deri të shtunën në orarin 10.00 deri 12.00. Zyra konsullore do të nisë pranimin e kërkesave nga data 7 shkurt i këtij viti. Listat me emrat dhe numrat e pasaportave të të interesuarëve që do të paraqiten në datën e caktuar, do të paraqiten në datën e caktuar dhe do të afishohen në tabelën e njoftimeve të ambasadës. Sipas ambasadës, në rast pamundësie për t'u paraqitur në datën e caktuar, i interesuari do të duhet të përsërisë kërkesën për caktimin e një date të re takimi. Këto ndryshime në procedura nuk kanë lidhje me rastet e kërkesave për punësim sezonal, ku dërgimi i një faksi pune është kryesori. Për punësimin sezonal do të vazhdojë të ndiqet procedura e deritanishme e aplikimit.
Nga data 7 shkurt për të kërkuar takim, i interesuari duhet të paraqesënjë fotokopje të thjeshtë të pasaportës së tij, ku të jetë shënuar lloji i vizës që dëshiron
Nga data 14 shkurt çdo i interesuar do të paraqitet për aplikim bashkë me dokumentacionin
Kështu do të veprohet për vizat profesionale, turistike, bashkim familjar, dukepërjashtuar vizat për punë sezonale