Bufi: Do të ndryshojnë zonat e Sarandës
29/01/2005 Deputetët nuk kanë paraqitur asnjë pyetje për ministrat
Dështon seanca për raportimin
e përjavshëm të qeverisë
Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka arritur ende zbatimin e rregullores për raportimin e qeverisë një herë në çdo javë. Sipas draftit të miratuar një muaj më parë, deputetët kanë të drejtë që të paraqesin çdo të hënë pyetjet që kanë mbi çështjet që i shqetësojnë. Ndërsa ministrat janë të detyruar që të kthejnë përgjigje në seancat e posaçme të ditës së mërkurë. Por dhe pse kanë kaluar dy javë nga nisja e punës së parlamentit, ende nuk është paraqitur një ministër për të raportuar. Shkaku është fakti se asnjë deputet nuk ka paraqitur pyetje. Megjithatë ditën e hënë për herë të parë do të mblidhet konferenca e kryetarëve, e cila është e përbërë nga 11 anëtarë. Kryetari i Kuvendit i shoqëruar nga dy nënkryetarët do të diskutojë me 8 kryetarët e grupeve parlamentare mbi rendin e punimeve të parlamentit, për dy javët në vijim. Kjo do të sjellë zbatimin e ndryshimeve të vendosura në rregulloren e re.
Nga kjo
Heqja e një deputeti nga Vlora sjell lëvizjen e mesatares së votuesve
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste ka bërë të ditur dje se është e mundur që të bëhen ndryshime në zonat zgjedhore të përfaqësuara me popullsi të minoritetit. Në një prononcim të tij, Ylli Bufi, është shprehur se shkaku për këtë ndryshim është fakti që nga Vlora është hequr një zonë zgjedhore. Kjo do të ndikojë në uljen e numrit të votuesve në komuna të Sarandës dhe Vlorës, pasi komunat e shkrira si zonë zgjedhore do të bashkohen me të tjerë. Ndaj, grupi i posaçëm nuk është duke parë se me ç'popullsi është e përbërë një zonë elektorale, por sa është numri i zgjedhësve në to. Eshtë vlerësuar se ndryshimi i kufijve zonalë sipas kritereve të vendosura prej Këshillit të Evropës nuk mund të cilësohet veprim shkelje të të drejtave të votuesve. "Në rast se hiqet një zonë tjetër nga Qarku i Vlorës, padyshim që minoriteti dhe popullsia e Jugut në tërësi nuk përfaqësohet në mënyrë të barabartë me pjesët e tjera të popullsisë", tha Bufi. Nga ana tjetër përfaqësuesi i socialistëve i ka bërë thirrje minoritarëve që të paraqiten në votime, për të sjellë kështu përfaqësimin e duhur të tyre në parlament. "Unë nuk di se çfarë rrugëzgjidhje do të kërkonte zoti Dule, por e vetmja zgjidhje është që minoriteti të përfaqësohet dhe të votojë në zgjedhjet e këtij viti". Nga ana tjetër, ai ka hedhur poshtë mundësinë e një varianti rezervë nga PS-ja, për të krijuar një zonë të garantuar zgjedhore për përfaqësuesit e minoritetit. Në të kundërt me këto, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, është shprehur se grupi i posaçëm i punës është duke cënuar të drejtat e minoritarëve, duke ndryshuar zonat e tyre zgedhore. Dule theksoi se në rast se kjo ndarje realizohet minoritarët do të shikojnë rrugë të tjera reagimi. Vetëm një javë më parë përfaqësuesit e minoritetit të Jugut kanë kërcënuar dhe me bojkotim të plotë të zgjedhjeve