E Diel, 1 Nëntor 2026

PS në mars përfundon Komisionet Zgjedhore Elektorale

29/01/2005  

Socialistët nisin fushatën për votimet parlamentare

Në mesin e muajit shkurt, Partia Socialiste do të nisë zyrtarisht zgjedhjen e strukturave të Komisioneve Zgjedhore Elektorale. Sipas programit të punës, elektorati socialist do të votojë për drejtuesit e fushatës elektorale si dhe për kandidatët për deputet. Në bazë të projektit të miratuar prej Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së, KZE-të do të miratzohen me formulën "një anëtar, një votë". Kjo formulë zbatohet për herë të parë në Partinë Socialiste. PS ka bërë të ditur se do të ngrihen 100 KZE, pavarësisht se në rrethe të caktuara mund t'u lihen aleatëve zona të lira elektorale. Megjithatë procesi duhet të përfundojë brenda muajit mars, për t'i hapur më pas rrugën fushatës zgjedhore, si dhe publikimit të programit të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër është bërë e ditur se në procesin e përzgjedhjes së KZE-ve, Kryesia e Partisë Socialiste do të miratojë rregulloren e funksionimit të Komisioneve Zgjedhore Elektorale si dhe të ndarjes së kompetencave mes kandidatëve për deputet, kryesive të degëve në rrethe si dhe të KZE-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›