Hidhen piketat për Tiranën metropolitane
29/01/2005
Tirana e madhe do të ketë disa qendra urbane, një qytez që do ta lidh me Durrësin e do të quhet Duran
Një kryeqytet evropian synon të (ri)gjejë si dhe të tejçojë disa prej tipareve të qytetit në mënyrë që të (ri)krijojë një lloj të ri konteksti metropolitan, duke rigjetur modele urbane, të cilat i përgjigjen një ekzistence të kënaqshme njerëzore. Qëllimi i projektit është të vendosë një përballje të trefishtë midis situatës ekzistuese të qytetit, ideologjisë së pashmangshme të themelimit të një jetese metropolitane, të cilën urbanistika dhe arkitektura e përfshijnë në diskutimet e tyre. Projekti e adreson Tiranën si një model, sipas të cilit qyteti mund të imagjinohet. U paraqet dje një kompozim prej 8 propozimesh, të cilat parashtrojnë mekanizma specifikë që veprojnë në shkallë të ndryshme si dhe në vendndodhje të ndryshme të qytetit. Këto projekte sugjerojnë ndërhyrje strategjike që përcaktojnë një gjeografi metropolitane më konkrete. Projektet variojnë nga qartësimi i indeve urbane ekzistuese, në shfrytëzimin maksimal të pasurive urbane ekzistuese brenda një politike të qartë ndryshimi, deri në përcaktimin e mundësive radikalisht të reja për zhvillimin e Tiranës.
Duke Strukturuar Tiranën në Formim
Tirana nuk është një qytet në transformim; ai është një metropol në formim. Kjo studio, adreson natyrën qytetase të “qytetit” të zgjatur njëkohësisht drejt pjesës së tij të jashtme, si kryeqyteti i Shqipërisë, si dhe drejt brendësisë së tij, si përqëndrim i banimit. Me mënyrat e kombinuara të peizazhit, infrastrukturës dhe formës së ndërtuar, vendndodhjet e intensitetit janë përforcuar si zona të përqëndrimit, ndërsa një sekuencë e fragmenteve të qytetit përbën një shtyllë të re për metropolin. Ky aks qytetas ofron një imazh të ndarë përmes qytetit si edhe lidh ngushtë formimin e një kryeqyteti me themelet e tij brenda zemrës së amfiteatrit topografik.
Parku i Stacionit
Parku i Stacionit, i vendosur në fundin verior të aksit urban, është një nga “fragmentet e qytetit” në strategjinë e përgjithshme për t’i ofruar periferisë së Tiranës një model urban. Ky park përmbush tre funksione urbane kryesore: ai formulon nyjen kryesore të transportit rajonal, pretendon për nevojën e mbrojtjes së hapësirës publike, duke krijuar një kornizë urbane të njohshme, e cila rrethon një “hapësirë të gjelbër” të konsiderueshme; dhe përfundimisht, ai bëhet një “varg urban”, i cili lidh lumin e Tiranës dhe pjesët veriore me qendrën e qytetit.
Pazari Dy
Pazari Dy është një “platformë tregtimi” e re, e vendosur në një pikë strategjike mbi unazën e jashtme të planifikuar në pjesën verilindore të qendrës së Tiranës. Një program hipotezë është zhvilluar në një propozim arkitektonik për të demonstruar se si përqëndrimet e reja mund të lindin nga ndërtesa të mëdha. Ky projekt është ndërtuar kryesisht në kontekstin e Pazarit ekzistues, i cili formon tashmë një përqëndrim lokal. Ndërhyrja është menduar të realizohet. duke thyer shkallën e lagjes për ta transformuar në një përqëndrim të ri për kryeqytetin.
Tirana Paralele
Tirana Paralele, është një përpjekje për të përfytyruar një të ardhme të mundshme të
Tiranës si një kryeqytet evropian, duke idealizuar realitetin aktual të situatës urbane
shqiptare në një yjësi territoriale e duke përcaktuar kështu një referencë për ndërhyrjet që do të vijnë në të ardhmen.
Durana, qytet i ri
“Durana” është një mjet i menduar mbi rajonin Durrës-Tiranë si një qytet i vetëm. Është një propozim për të parashikuar zhvillimin e ardhshëm të zonës dhe për të marrë vendime para se të jetë shumë vonë. “Durana” është njëkohësisht realist dhe utopik, ajo përcakton një skenar final optimist dhe përshkruan lëvizjet më themelore të nevojshme për të aktivizuar atë.