Po u manipuluan votat kërkojmë zgjedhje të reja
29/01/2005 Zogu dhe Meta në prag të marrëveshjes për numërimin e votave
Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe përfaqësuesit e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar kanë dhënë sinjalin e radhës për bashkëpunimin mes tyre në procesin e numërimit të votave. Gjatë takimeve me shefin e ODIHR, krerët e dy grupeve parlamentare kanë dhënë qëndrime të njëjta, duke akuzuar PS-në dhe PD-në për bashkëpunim në dëm të zhvillimit të zgjedhjeve demokratike dhe të standardeve evropiane. Përfaqësuesi i ODHIR-it është njohur përreth dy orë me kontestimet e këtyre forcave në lidhje me Kodin Zgjedhor. Sipas Sabit Brokaj, përfaqësuesit të ODHIR-it i janë bërë të njohura të gjitha pretendimet për kodin zgjedhor, në një kohë që është theksuar se LSI do të jetë e përgatitur për çdo variant që do të miratohet për zgjedhjet. Të njëjtin qëndrim kontestues për kodin para përfaqësisë ndërkombëtare ka shprehur dhe përfaqësuesi i LZHK-së, Maksim Begeja. Sipas tij, "ky kod është bërë thjesht për interesa të PS-së dhe PD-së, për rotacion pushteti midis këtyre dy forcave". Ky kod, sipas Begesë, "është jashtë realitetit politik të vendit. Pas krijimit të LSI-së dhe LZHK-së nuk janë më dy forcat e mëdha politike ato që mund të bëjnë ligjin". Begeja ka theksuar gjithashtu se në rast kontestimi të zgjedhjeve nga LSI dhe LZHK nuk mund të arrihet në një konsensus për formim qeverie. "Mos qofsha profet në këtë rast, kjo do të sjellë pasoja të rënda sepse mund të çoj në zgjedhje të parakohshme fill pas zgjedhjeve të ardhshme. Mënyra se si është konstruktuar ky kod na bën të mendojë se këto zgjedhje nuk do të jenë përsëri ato që ne pretendojmë", tha Begeja.