KE, projekt për monitorimin e Shqipërisë
29/01/2005 Këshilli i Evropës do të nisë monitorues të posaçëm
Monitorimi i zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë do të jetë një nga proritetet jo vetëm të prezencës së OSBE/ODHIR-it po dhe e Këshillit të Evropës. Do të jenë përfaqësues KE-së, të cilët do të vizitojnë vendin tonë në prag të zgjedhjeve dhe gjatë tyre për të ndjekur nga afër procesin. I cilësuar si shanci i fundit për përafrimin me Bashkësinë Evropiane, procesi zgjedhor duhet të jetë konform rekomandimeve dhe standardeve të kërkuara. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, pritet të vizitojë vendin tonë në mujain qershor. Interesi i Këshillit Evropian është i mirëprituar nga faktori politik në Shqipëri, pasi ky institucion ka një rëndësi të madhe që promovon demokracinë, sundimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Ndërkohë, për sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë një rol më të madh ka prezenca e OSBE/ODHIR-it, që prej më shumë se gjashtë muajsh po punojnë për hartimin e reformës zgjedhore. Përfaqësia e Këshillit të Evropës në fund të procesit zgjedhor do të përgatisë dhe një raport përfundimtar, ku do të jenë të pasqyruara të gjitha detajet e vërejtura. Ky raport do të bëhet publik në strukturat e BE-së, të cilat do të gjykojnë nëse Shqipëria do të fillojë nënshkrimi i Marrëveshjes për Asociim-Stabilizimin. Plotësimi i standardeve dhe realizimi i reformave kanë qenë vitet e fundit kryefjala e Bashkimit Evropian ndaj qeverisë shqiptare dhe shqiptarëve.