"Zgjedhjet të zhvillohen gjatë muajit qershor"

29/01/2005
Bamir Topi kërkon reflektimin e Presidentit mbi kërkesën e PD
Partia Demokratike deklaron se koha më e përshtatshme për të zhvilluar zgjedhjet e ardhshme është muaji qershor i këtij viti. Nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, tha dje, në një prononcim të tij se PD-ja shpreson në një qëndrim të Presidentit për të afruar datën e zgjedhjeve në muajin qershor. Duke iu referuar një deklarate se zgjedhjet do të jenë në muajin korrik, Topi shprehet se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar fushatë në kulmin e verës. “Nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në kulmin e verës, kur dihet që infrastruktura në Shqipëri është e tillë që nuk lejon kushte normale qoftë për ata që do të zhvillojnë takime qoftë për ata që do të shkojnë të votojnë”, tha Topi. Partia Demokratike shpreson në një pozicionim të Presidentit të Republikës për këtë çështje me qëllim që të mos cënohet integriteti i zgjedhjeve. “Kërkohet pozicionimi i Presdientit, i cili besoj se do ta marrë në konsideratë dhe këtë fakt”, tha Topi.
Presidenti
Por, gjithsesi, pavarësisht asaj çfarë kërkon opozita, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është shprehur i qartë në qëndrimin e tij, lidhur me këtë çështje. Përpara disa ditësh, në një prononcim për mediat, ai tha se për datën e zgjedhjeve do të respektohej Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo dhe për shkak se partitë politike në ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk e pranuan rekomandimin e Moisiut, për të riparë çështjen e datës. Në bazë të Kushtetutës, zgjedhjet duhet të zhvillohen dy muaj përpara mbarimit të mandatit të parlamentit. Ky mandat përfundon më 3 shtator të këtij viti dhe si pasojë zgjedhjet duhet të zhvillohen më datë 3 korrik. Pavarësisht nga kjo opozita është e bindur se për rishikimin e datës së zgjedhjeve rrugët e konsensusit mund të gjenden, pasi të ketë përfunduar dhe infrastruktura zgjedhore që parashikohet në Kodin Zgjedhor.
Shtatori
Data e zgjedhjeve dhe zhvillimi i tyre në muajt e verës ka hapur jo pak debate në politikën shqiptare. Opozita është shprehur dhe më parë se data 3 korrik për zhvillim e zgjedhjeve do të cënonte integritetin e tyre, për shkak të fillimit të pushimeve. Zhvillimi i fushatës në muajt e verës si dhe lëvizja e popullsisë drejt qyeteteve të tjera apo jashtë Shqipërisë do të ulte ndjeshëm numrin e pjesëmarrësve në votime. Disa prej drejtuesve janë të mendimit se data më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve do të ishte java e parë e shtatorit dhe jo vetëm për shkak të pushimeve. Burime në PD shprehen se duhet parë dhe ecuria e regjistrimit të popullsisë si dhe ecuria e punës për ndarjen zonale. Të njëjtat burime kanë thënë se zhvillimi i zgjedhjeve në parametrat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar si kusht për integrimin e vendit, janë më të rëndësishme se nxitimi për të vendosur datën e zgjedhjeve.
Jemin Gjana
Informacionet tashmë publike lidhur me lëvizjet që ministri Igli Toska, po bën në strukturast drejtuese të policisë, duke thirrur në drejtim të komisiariateve individë që kanë qenë të pranishëm në manipulimin e zgjedhjeve 2001, kjo është shenjë që tregon se Toska po përgatitet për të rihyrë në procesin e zgjedhjeve
Elmaz Sherifi
Delegacioni nuk është i nivelit teknik që PS dhe PD të bisedonin për çështjet si do të procedohet për ndarjen. Janë shkëmbyer mendime se deri ku është arritur dhe se cilat janë problemet që kanë dalë për përfundimin e zonave zgjedhore dhe për disa kontestime që i bëjnë disa forca politike të sapokrijuara kodit zgjedhor.
Sabit Brokaj
Tani për tani, LSI-ja dhe LZHK-ja, megjithëse janë parti të mëdha, janë jashtë procesit në kuptimin e ndjekjes së procesit zgjedhor nga qendra e votimit deri në numërim. Ne parqitëm pretendimet dhe ne jemi përgatitur për të përballuar çdo variant për zgjedhjet dhe kjo ka rëndësi, por ne nuk jemi të garantuar për votat tona.
Maksim Begeja
Vulchanov nuk u shpreh, ndërsa unë theksova kontestimin tonë ndaj këtij Kodi Zgjedhor.
Mos qofsha profet, por në këtë rast kjo do të sjellë pasoja të rënda, sepse mund të çojë në zgjedhje të parakohshme fill pas zgjedhjeve të verës. Mënyra si është konstruktuar kodi do të bëjë që zgjedhjet nuk do të jenë ato që ne pretendojmë.