Ambasada kroate do të shpërndajë viza
Prishtinë - “Edhe ne si qytetarë të Kosovës kemi kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë.Shteti kroat është mirënjohës për këtë, siç është edhe shteti i Kosovës mirënjohës Kroacisë për mbështetjen e plotë në rrugën tonë për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik dhe njohjen e shtetit tonë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira me shtetin kroat në të gjitha fushat, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke veçuar shfrytëzimin e përvojës së shtetndërtimit dhe tranzicionit në Kroaci.
Ambasadori kroat Zllatko Kramariq ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e shtetit të tij për ndërtimin e raporteve të mira me Kosovën, dhe ka konfirmuar gatishmërinë e presidentit kroat Stipe Mesiq, që në një të ardhme të afërt, ta vizitojë Kosovën.
Ambasadori kroat, gjithashtu ka paralajmëruar se ambasada kroate së shpejti do të fillojë dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës, në Prishtinë.