E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX prezanton projektin “Qasja pragmatike”

Prishtinë - Është krijuar sistemi për vlerësimin e ndikimit të punës së EULEX-it në terren në kuadër të prezantimit të projektit qasja pragmatike. Sisttemi ëhstë prezantuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë të cilët kanë sqaruar se qëllimi kryesor i strategjisë së EULEX-it është të ofrojë mbështetje përmes monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit për policinë, gjyqësinë dhe doganat duke zbatuar praktikat më të mira evropiane.

Frank Haris, nga zyra për programe në Policinë e EULEX-it, tha se mandati ynë është ta ndihmojmë Policinë e Kosovës për të punuar drejt një policie shumetnike, e cila është pa ndikime politike dhe që i shërben popullit të Kosovës. Kjo, sipas zyrtarit Haris, do të arrihet me punë të përbashkët në mes të dy policive dhe përmbushjes së standardeve nga policia e Kosovës.“Janë 6 synime kryesore të cilat duhet të përmbushen nga policia e Kosovës. Llogaridhënia, qëndrueshmëria, multietniciteti, mosndikimi nga politika, standardet evropiane dhe përvojat më të mira evropiane .Çdo muaj do të raportojmë për progresin e arritur në fushat e specializuara.”, ka sqaruar Haris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›