Mitrovicë, maskat sulmojnë një çift shqiptarësh
Mitrovicë - Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:30, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, një çift është sulmuar fizikisht dhe është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas viktimave, në momentin e ndalimit të veturës dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë duke u prezantuar si polic të njësisë speciale kishin kërkuar nga viktimat e këtij rasti që të bënin një kontroll. Të maskuarit më pas kanë sulmuar viktimat me grusht dhe nga të njëjtit kanë marrë tre telefona celularë me kartelë si dhe çelësat e veturës e cila kishte ngecë në baltë në momentin kur të dyshuarit po tentonin të largoheshin me veturën e viktimës. Policia po i zhvillon hetimet lidhur me këtë akt kriminal.