Arrestohet serbi i dyshuar për dëmtim makine
Mitrovicë -Mbrëmë rreth orës 19:00, një veturë e markës “Passat” ngjyrë e kuqe, me targa KS ka pësuar dëme materiale, si pasojë e gjuajtjes me një sferë metalike nga persona të dyshuar në rrugën “Oslobogjenja” në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, derisa policia ka arrestuar një person, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.
Ankuesi i këtij rasti është një qytetar shqiptar, i cili e ka njoftuar policinë se incidenti kishte ndodhur në momentin kur ai e kishte parkuar veturën e tij, derisa një veturë e dyshuar e tipit “Golf 3” pa targa të regjistrimit, kishte kaluar pranë dhe pasi ishte kthyer sërish, besohet ta ketë dëmtuar xhamin e automjetit të ankuesit.
Njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, së bashku me hetuesit policorë e kanë regjistruar rastin dhe i kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në automjet, ndërsa si pjesë të provave materiale e kanë gjetur edhe sferën metalike me të cilën besohet të ketë qenë dëmtuar xhami i automjetit.Veç dëmeve materiale të regjistruara në veturë, nuk është raportuar për incidente tjera.
Zyrtarët policorë të stacionit veri në Mitrovicë janë vënë në kërkim të veturës së dyshuar dhe personave të dyshuar të përfshirë në rast. Si rezultat i bashkëpunimit të dëshmitarëve të rastit me zyrtarët policorë, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm në këtë rast. Personi i dyshuar i nacionalitetit serb, aktualisht punonjës i stafit civil në Policinë e Kosovës në stacionin veri në Mitrovicë, është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar ndalimi policor për zhvillim të hetimeve të mëtejme.