E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovarët mund të sdudiojnë në Stokholm

Stokholm - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, vizitoi Qendrën Shtetërore të Edukimit Sportiv ``Boson`` në Stokholm, ku u prit nga rektori i kësaj qendre, Mattias Sjogren.

Gjatë këtij takimi, Ministri Beqiri kërkoi nga Sjogren që në të ardhmen të gjenden mundësitë që rinisë së Kosovës t'i sigurohen fonde për edukim të mëtejshëm, në kuadër të këtij institucioni.

Ndërkaq, Sjogren premtoi angazhimin e tij për mbështetje të kësaj nisme si dhe mundësinë e shkëmbimit të studentëve në institucionet përkatëse.

Ministri Beqiri gjithashtu vizitoi edhe palestrat sportive dhe objektet e banimit të studentëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›