E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja njeh vetëm pasaportat e UNMIK-ut

Sarajevë - Sarajeva zyrtare ka lajmëruar njohjen e pasaportave të UNMIK-ut të lëshuara për qytetarët kosovarë, por nuk njeh ato të rejat. Sipas Ministri të Jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj, banorët e Kosovës me pasaportën e re nuk mund ta kalojnë kufirin, e as të kërkojnë viza. E përditshmja "Dnevni Avaz" shkruan se është e pamundur që cilido zyrtar nga Kosova të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën, prandaj nuk mund të vijnë as në takimet e rregullta të Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), i cili e ka selinë në Sarajevë. Alkalaj ka thënë se Ministria nuk ka informata sa qytetarë të Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në BeH "vetëm sepse kanë pasur pasaportën e re kosovare, të cilat autoritetet nuk e pranojnë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›