E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA dhe IDK marrëveshje kundër korrupsionit

Prishtinë - Lufta kundër korrupsionit ka bashkuar “Orën” me “Institutin Demokratik i Kosovës” në Prishtinë. Kryetarja e partisë reformiste “Ora” Teuta Sahatçija dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së, Instituti Demokratik i Kosovës, Ismet Kryeziu kanë nënshkruar sot në Prishtinë një memorandum mirëkuptimi, qëllimi i të cilit, sipas drejtorit ekzekutiv të IDK-së, Ismet Kryeziu, është luftimi i korrupsionit. Sipas zotit kryeziu, “të zgjedhurit tanë janë të zgjedhur për të punuar për të mirë të qytetarëve dhe nuk duam të besojmë që të zgjedhurit tanë nuk do të shprehin vullnet për ta luftuar korrupsionin”.

Nga ana tjetër, zonja Sahatçija u shpreh se nisma e IDK-së është për tu përshëndetur.
“Po e përgëzoj KDI-në për këtë nismë jashtëzakonisht të mirë në forcimin e institucioneve demokratike përmes punës së tyre”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›