E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në fortesën e OKB-së në Pakistan, vdesin 5 vetë

 

Një njeri-bombë i veshur me uniformë ushtarake shpërtheu veten në zyrat Programit për Ushqimin në Botë në Kombeve të Bashkuara, duke vrarë të paktën pesë nga anëtarët e stafit në ndërtesën e ruajtur me masa të forta sigurie edhe nga oficerë privatë. Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha se sulmuesi hyri në ndërtesë pak pas mesdite kur ajo është e mbushur me njerëz. Sulmuesi kishte veshur një uniformë të njësisë paramilitare, e cila mbahet nga rojet e misionit diplomatik në zonë. Sipas zyrtarëve, katër nga viktimat ishin pakistanezë, ndërsa një nga Iraku. Dy ishin gra, një oficere asistente dhe një recepsioniste ndërsa meshkujt ishin asistentë financiarë. Irakiani ishte oficer i teknologjisë dhe informimit. Ky shpërthim ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë kundër një agjencie të Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin pakistanez dhe menjëherë pas sulmit të gjitha zyrat e misionit u mbyllën, ndërsa programi humanitar vazhdon. Rreth 80 njerëz punojnë në degën e OKB-së, e fortifikuar në masa sigurie, një ndërtesë trekatëshe në një lagje të mirë rezidenciale që është e pajisur me kamera survejimi, detektorë lëvizës dhe pajisje zbulimi të eksplozivëve. Rruga ka barrikada nga të dyja anët dhe mjetet e vizitorët mund të kalojnë vetëm me leje-kalimi. Askush nuk arrin të shpjegojë se si një i panjohur i veshur si paramilitar dhe i armatosur me eksplozivë ka arritur të kalojë pikat e kontrollit. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, e dënoi sulmin vetëvrasës, duke e cilësuar atë si “krim të tmerrshëm”. Kombet e Bashkuara njoftuan se janë plagosur edhe disa të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›