E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të largohet Femi Abdiu dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë persekutuar mijëra qytetarë

Ish-të përndjekurit, protestë para KushtetuesesZbulimi i 19 skeleteve në varrin masiv në një luginë pranë Malit të Dajtit, 20 vjet pas rënies së regjimit komunist, ka rikthyer në kujtesë ata mijëra të përndjekur politike, të pushkatuar pa gjyq nga diktatura dhe pa një varr për t’u prehur e për t’u kujtuar nga familjarët. Nisur nga kjo, drejtuesit e shoqatave të ish-të përndjekurve kanë kërkuar sërish largimin nga detyra të kryetarit të kësaj gjykate, Femi Abdiu. Dhe po kështu, edhe largimin nga të gjitha funksionet e larta drejtuese të persekutorëve të tyre, dënimin e krimeve të komunizmit dhe vënien në jetë të Ligjit për Hapjen e Dosjeve. Për më tepër, ata lajmëruan se do të zhvillojnë një protestë mesditën e 16 shkurtit përpara Gjykatës Kushtetuese, të cilën do ta vazhdojnë deri në largimin e ish–persekutorëve nga postet drejtuese të institucioneve publike.Po kështu, përfaqësuesit e shoqatave të ish–të përndjekurve kanë kritikuar ashpër edhe qëndrimin e Partisë Socialiste në lidhje me ligjin e lustracionit. Eshtrat e 19 të pushkatuarve nga regjimi pas vitit 1974 tashmë gjenden në proces ekspertizë mjekoligjore për t’u identifikuar dhe provuar datën e ekzekutimit të tyre....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›