E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas aventurës së dështuar në Strasburg Rama takon ambasadorët- presion i ashpër për rikthimin e opozitës në Kuvend

(UPDATE)- Ndërkombëtarët ashpërsojnë gjuhën ndaj pretendimeve të opozitës shqiptare, lidhur me situatën politike në vend, nisur nga bojkoti i tejzgjatur i parlamentit. Ambasadorët e SHBA, BE dhe KE, përkatësisht, Withers, Montobio dhe Lohan, i kërkuan sot kryesocialitit Edi Rama që t’i drejtohet nesër, pa kushte, tryezës së thirrur nga Presidenti Topi. Për kapërcimin e këtij ngërçi, ndërkombëtarët fajësojnë drejtpërdrejt opozitën me pretendimet e saj që nuk kanë asnjë bazë ligjore apo qoftë edhe përputhshmëri precedentësh kushtetues.   Mbyllja e aventurës së dështuar në Strasburg, për të alarmuar institucionet shqiptare me kërkesat antiligjore, e ka detyruar Edi Ramën, t’u drejtohet ambasadorëve të huaj në Tiranë, për të gjetur strehëzën e fundit. Takimi i zhvilluar vetëm pak më parë në ambientet e hotel “Sheraton”, mes ambasadorëve Withers, Lohan dhe Montobio nga njëra anë dhe kryesocialistit në detyrë nga ana tjetër, është përqendruar te situata e pakërcyer politike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj në tryezën tre palëshe, që mbahet nesër në orën 11:00.  Sikurse janë shprehur gjatë ditës së djeshme zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, përfshirë këtu edhe reagimin e sotëm të Partive Popullore Evropiane, duke dënuar bojkotin, mësohet se edhe ambasadorët në Tiranë, i kanë komunikuar Ramës të njëjtin qëndrim: “të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të rikthejë opozitën në Kuvend”. Krahas këtij kolapsi të imponuar nga ndërkombëtarët, PS është ende e paqartë për pozicionin e saj nesër në tryezën e Presidentit. Pritet që loja e rradhës e Edvin Ramës, të marrë sot pasdite bekimin e pseudoaleatëve majtisë, Gjinushi-Milo-Veliaj, të cilët përbëjnë edhe boshtin e ngërçit politik të sajuar si mos më keq gjatë gjithë këtyre muajve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›