Ambasadorët: “Zgjidhni krizën para 6 marsit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ambasadorët e Komisionit Evropian dhe të Spanjës, kërkuan dje, pas një takimi mes tyre në Tiranë, zgjidhjen e krizës politike në tryezën e thirrur mes Ramës e Berishës nga Presidenti i vendit, Bamir Topi. Menjëherë pas takimit të zhvilluar me ambasadorin e Komisionit Evropian të akredituar në Tiranë, Helmut Lohan, Manuel Montobio, ambasadori i Spanjës, vendi i cili ka presidencën e radhës së BE-së deklaroi për median: “Partitë të mos vonojnë zgjidhjen. Çdo vonesë rrezikon seriozisht integrimin. Zgjidhja duhet të vijë para datës 6 mars”. Ambasadori spanjoll tha gjithashtu se mbështet presidentin Topi në procesin e tij të negociatorit. Kryediplomatët u mblodhën dje paradite në takimin e përjavshëm në zyrat e Komisionit Evropian në Tiranë. Në takimin prej afro 90 minutash, diplomatët, të cilët prej ditësh, janë të angazhuar në procesin e negociatave kanë thënë se pas deklaratave të dy liderëve politikë duhen vendime konkrete. “Palët duhet të bien dakord lidhur me modalitetin e komisionit hetimor për zgjedhjet”, – sqaroi ambasadori spanjoll, ndërsa ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, nënvizoi se ndërkombëtarët nuk do të japin asnjë propozim konkret lidhur me situatën aktuale, dhe se propozimet dhe zgjidhja duhet të vijnë nga faktorët e brendshëm nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Gjatë gjithë këtyre ditëve, dy ambasadorët, Lohan dhe Montobio, kanë qenë të angazhuar në një proces të gjatë negociatash mes palëve. Shumë shpesh gjatë fillimit të këtij viti, Lohan dhe Montobio kanë takuar Presidentin e Republikës, ashtu sikurse bënë edhe të martën pak momente para se në atë seli të mbërrinin veç e veç, krerët e PS-së dhe të PD-së.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010