E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Rama dhe Dade nisen drejt Vjenës

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nisur dje për në Vjenë, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. I shoqëruar nga Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arta Dade, Rama do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh me drejtues të Asamblesë dhe përfaqësues të grupit socialist. Mësohet se temë e këtyre takimeve do të jetë kriza politike në vend dhe kërkesa e PS-së për hetim parlamentar të zgjedhjeve të 28 Qershorit nëpërmjet hapjes së kutive. Takimet e sotme të Ramës në Vjenë vijnë pas atyre të zhvilluara në Strasburg me drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës apo të Parlamentit Evropian. Po ashtu diskutimet e kryesocialistit me ndërkombëtarët bëhen dhe pas përpjekjeve të presidentit Bamit Topi për të zgjidhur krizën politike nëpërmjet negociatave në tryezën e inciuar prej tij. Por deri tani ky takim nuk ka pasur rezultate konkrete, edhe pse është konsideruar si pozitiv.

Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›