E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza dhe integrimi, Komisioneri për Zgjerim i BE, në Tiranë

Autori i Lajmit: Redaksia

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Shqipëri për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit të vendit në BE. Data e kësaj vizite pritet të caktohet në bisedime direkte mes Komisionerit Evropian dhe Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Ata do të zhvillojnë një takim mes tyre në Kroaci, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti i Kroacisë. Temë e diskutimit pritet të jetë edhe kriza politike dhe ecuria e tryezës së thirrur nga Presidenti për bisedime mes mazhorancës dhe opozitës.

Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›