E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët e BE-së, Berishës: Mos ndërhy tek Drejtësia

Tiranë - Ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku i kërkojnë institucioneve shtetërore dhe kryesisht qeverisë të mos ndërhyjnë në punët e drejtësisë.

Në nje njoftim per shtyp, ata shprehen se e shohim me shqetesim situaten qe eshte krijuar ne vend. “Ambasadorë nga vende të Bashkimit Europian janë të shqetësuar për zhvillimit e fundit, si ndërhyrjet e tepërta kryesisht në çështjet e drejtësisë. Këto zhvillime mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend. Ne i bëjme një thirrje të fortë të gjithëve, kryesisht qeverisë, të respektojnë dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirëqeverisjes, pjesë e të cilave është edhe llogaridhënia përballë ligjit”, ”- theksohet në njoftimin e bërë publik që mban firmën e ambasadorëve.  

Kjo është thirrja e dytë që i vjen Kryeministrit të vendit Sali Berishës, nga të huaj, pas asaj të Ambasadës Amerikane e cila reagoi dje lidhur me konfliktin qeveri-prokurori. Përfaqësitë diplomatike i kërkojnë kreut të Ekzekutivit të mos përfshijë prokurorinë dhe gjykatat në deklaratat e tij politke dhe të mos ndikojë në punën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›