Asgjesimi i votave, Rama: Në kundërshtim me interesat e vendit. PS: Nuk cënon hetimin
Një vendim në kundërshtim me intersat e vendit e ka quajtur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, asgjësimin e fletëve të votimit në gusht. I pyetur nga Alsat mbi deklarat e Ristanit për kutitë, përgjigjia e Ramës ishte kjo: “Nuk ka asgjë për t’u cuditur. Në Shqipëri po digjen përditë vende pune. Për fat të keq reagimi I pushtetit dhe I strukturave të pushtetit vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e vendit”.
Por për maxhorancën 3 muaj janë mëse të mjaftueshëm për të hetuar zgjedhjet, para se kutitë të boshatisen. Enkeled Alibeaj, anëtar i komisionit hetimor për 28 qershorin, thotë se opozita mund ta veje në cdo moment në funksion komisionin që kërkoi vet.
“Besoj që jemi në kohën e duhur që PS të ketë gjitha mundësitë të vijë në komisionin hetimor, të bëjë kërkesat e saj për provat, të këqyrë materialet, ato çfarë ajo dëshiron dhe ligji lejon, dhe kushtetuta lejon, dhe vendimet e gjykatës kushtetuese lejojnë. Në kët menyrë nuk do të kërkohet të vendosë as në ngërç KQZ. Nuk shoh asnjë lloj mundësie, as teorike që KQZ të bëhet barrierë e komisionit hetimor. Nuk ka se sit ë bëhet barrierë. është gjithmonë në të drejtën e vet për të respektuar dhe për të zbatuar ligjin. Po kështu edhe komisioni hetimor I ka të gjitha mundësitë, jo vetëm teorike, por praktike, për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor të 28 qerhsorit. Mund të jetë një dëshirë diabolike e PS që të nxjerrë një sebep tjetër për asgjesimin e fletëve, por nuk do të ndodhë. Mundësitë I ka” tha Alibeaj.
Ngritja e Komsionit hetimor parlantar u miratua në 19 shkurt, por që prej asaj dite ai nuk ka filluar pune. Opozita ka deklaruar se nuk e njeh atë, pasi maxhoranca nuk përfshiu në kompetencat e tij hapjen e kutive.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi