Asgjesimi i fletëve të votimit, Kume: KQZ nuk paguan për krizën
Ndonëse e kishte shmangur aq sa mundi, KQZ nuk mund ta shtynte pa fund djegien e fletëve të votimit. Sipas ish- kryetarit të këtij institucioni, Kristaq Kume, paaftësia e politkës për të gjetur një zgjidhje, nuk mund të bllokojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas tij zbrazja e kutive e më pas asgjësimi i fletëve në gusht është një zgjidhje tërësisht legjitime e Ristanit.
• Asgjesimi, Rama: Në kundërshtim me interesat e vendit. PS: Nuk cënon hetimin
“Ky mosveprim nuk mund të zgjasë pambarimisht në kohë. Ne nuk kemi luksin që për hir të këtij ngërçi, për hir të pazotësisë, për hir të impotencës së klasës politike për ta zgjidhur problemin, të investojmë për të blerë 6 mijë apo më shumë kuti të tjera dhe këto t’i mbajmë ashtu të paprekura” tha Kume.
Por sipas ish- numrit një të institucionit që administron zgjedhjet, dekretimi i datës nga presidenti në gusht duhet të verë në alarm politikën për një tjetër cështje, amendimin e kodit zgjedhor. “Ajo cka unë shoh me afrimin e datës së dekretimit të zgjedhjeve, shumë më të rëndë se sa kjo, është nga njëra anë detyrimi i klasës politike për të përgatitur infrastrukturën ligjore, pra për të bërë strukturën e nevojshme në kodin zgjedhor” tha Kume.
Nje amendim urgjent sipas kumes në kod duhet të bëhet për mënyrën e numërimit.
Një ditë më parë, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Alsat tha se në gusht kutitë duhet të zbrazen për t’u përdorur në zgjedhjet lokale.
TV Alsat ishte në godinën ku ruhen kutitë e 28 qershorit e cila është nën administrimin e KQZ.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi