Shqipëria një vit në NATO, Berisha: Zhvilluam zgjedhjet më të mira
Kryeministri Berisha vlerëson anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje të madhe për shqiptarët. Duke folur para kadetëve dhe oficerëve te shkollës "Skenderbej" me rastin e një vjetorit të këtij anëtarësimi kreu i qeverisë theksoi se që pas hyrjes në aleancë vendi ka hedhur hapa të rëndësishëm. Berisha u shpreh se anëtarësimi në NATO është një inkurajim për institucionet shqiptare për të vazhduar rrugën e reformave me qëllim anëtarësimin në BE dhe realizimin e aspiratës për një lëvizje të lirë.
“Në vitin e parë të anëtarisimit në NATO, Shqiperia zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj. Në vitin e parë të anëtarësimit në NATO ne merituam të votëbesohemi nga qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE për aplikimin per statusin e vendit kandidatit. Mbi këtë vendim një nxitje të madhe mori procesi i liberalizimit të vizave. Shqipëria u angazhua në reformat të gjithanshme me atë seiozitet dhe vendosmëri që autoritetet e këtij vendi punuan për anëtarësimin në NATO dhe keshtu do punojmë edhe për anetarësimin në BE. Ky është një proces kompleks i cili kalon në reforma të thella ekonomike, sociale e të gjithanshme. Secila nga keto reforma është në interesin më të të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ne e marrim këtë proces siç morëm dhe procesin e anëtarësimit në NATO që duhet të bazohet mbi meritën dhe performancën e Shqiperisë dhe shqiptarëve dhe angzhohemi njëlloj. Do të marrim çdo vendim, reforme, të miratojmë ligje, të vendosim çdo praktike e cila do të bëjë te mundur që standartet e vendeve të zhvilluara të BE të gëzohen edhe nga qytëtarët shqiptarë” tha Berisha.
Kryeministri foli edhe për zhvillimet në Forcat e Armatosura dhe misionet e tyre në Afganistan duke u zotuar se Shqipëria do t’i përgjigjet gjithmonë kërkesave të Aleancës. “Qëndrojmë të vendosur t’u përgjigjemi kërkesave të Aleancës kudo që të lyp nevoja. Të gjitha vendet anëtare dhe ushtritë e tyre u pergjigjen kerkesave të Aleances, por ne kemi nje motiv dy herë më të madh sepse jemi te fundit në Europe që behemi të lirë dhe vetëm e vetëm në sajë të ndërhyrjes së NATO-s në çlirimin e Kosovës nga një regjim barbar. është një rast fatlum për ne të mundemi të shpreim mirënjohjen me një pjesëmarrje gjithnjë më aktive në të gjitha përpjekjet e NATO për garantimin e paqes, stabilitetit, lirisë, kudo që të nevojitet” tha Berisha.
Kryeministri falenderoi ushtarakët për ndihmën e dhënë në përballimin e situatave të emergjencës të krijuar për shkak të rreshjeve këtë dimër duke premtuar se qeveria do të mbështesë modernizimin dhe reformimin e Forcave të Armatosura me qëllim përballimin me sukses të detyrave paqëruajtëse dhe detyrave kushtetuese te vendit.
Një fund një falenderim të veçantë Berisha rezervoi per sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen dhe udhëheqësin e Aleancës, presidentit amerikan Obama.
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi