Sigurimet, rriten të ardhurat
Rriten të ardhurat për kompanitë e sigurimit. Sipas të dhënave më të fundit nga AMF-ë, gjatë periudhës Janar - Gusht 2009, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 528,037, duke shënuar një rritje prej rreth 17.52 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 5,479 milionë lekë, shifër kjo 19.83 % më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 91.50 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 8.50 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.67 % dhe primet e shkruara bruto 0të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.33 % të totalit të tregut.