Ndryshimi i akcizave, Demi debat me Boden për procedurat
Taksimi i dyfishtë që aplikohet në Shqipëri, mbi bazën e xhiros por dhe të tarifës fikse ka qenë objekt i përplasjes ndërmjet deputetit të PD-së, Leonard Demi dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode. Demokrati Demi kërkoi të njihej me arsyet se pse përdoret tarifë fikse dhe nuk aplikohet mbi bazën e xhiros që bëhet nga çdo subjekt. “Nuk janë të gjitha fikse. Me përjashtim të akcizat që janë më të mirë administrueshme, nuk e përdorin vetëm ne, por edhe vendet e tjera të rajonit. Për sa kohë nuk matin volumin e xhiros themi 10 për qind e xhiros, por jo më pak se kaq. Kjo është e zbatueshme edhe në vendet e rajonit”, tha Bode. Por Demi ka ndërhyrë duke theksuar se nuk kërkon të njihej me gjeografinë e rajonit për mënyrën se si zbatohen taksat, por pse caktohet një gjë e tillë. “Sistemi i taksave janë në proporcional me xhiron, por ka një minimum jo më pak se kaq. Ju jeni kundër kësaj, jo më pak se kaq, atëherë mund t’ju them se pagesa nuk është e njëjtë për makinën elektronike në Babrru, pasi paguan më pak se ç’paguan makina elektronike te “Taiëani’”, tha Bode. I gjithë ky debat u bë gjatë diskutimit të projektligjit “Për Lojërat e fatit dhe kazinotë”. Ndërsa qeveria ka vendosur në këtë ligj që: “Kur njësia mbikëqyrëse e lojërave të fatit vëren shkelje të detyrimeve të parashikuara në këtë ligj merr masat ndëshkuese: a) bllokimin e veprimtarisë; b) konfiskimin e mjeteve dhe lojërave, magazinimin dhe shkatërrimit të tyre; c) bllokimin e llogarive bankare dhe ç) sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të subjektit”.