E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi, Ceka nënkryetar i Kuvendit

Miratohet drafti për SHKB-në. Braktis sallën opozita

TIRANË- Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka është nënkryetari i ri Kuvendit të Shqipërisë. Ky ka qenë vendimi i mazhorancës së djathtë, e cila dje nëpërmjet kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë të ditur vendimin për të përcaktuar Cekën si përfaqësuesin e saj në postin e nënkryetarit të Parlamentit. Ashtu siç edhe e përcakton rregullorja e Kuvendit, zgjedhja e numrit dy të Kuvendit nuk i është nënshtruar asnjë votimi, por vetëm një komunikimi formal, fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe për t’ia bërë më pas të ditur seancës plenare. Ceka zëvendëson në postin e numrit dy të Kuvendit, Fatos Bejën i cili në fund të Korrikut iu desh ta lërë këtë post për tu angazhuar si Ministër i Arsimit. Ndërkohë përpara se të bëhej zyrtarizimi i emërimit të Cekës në këtë post, Kuvendi është përfshirë në debate të ashpra për çështje kryesore të debatit të ditës që kishin të bënin me korrupsionin, por edhe për ligjin e Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Për këtë të fundit opozita ka akuzuar mazhorancën se nëpërmjet këtyre ndryshimeve po krijon një superagjenci sekrete, përpara së cilës duhet të jap shpjegime dhe të raportojë edhe drejtorit i SHISH-it. Nuk kanë munguar krahasimet për të edhe me KGB-në e ish Bashkimit Sovjetik apo edhe me shërbimin famëkeq të Sigurimit të Shtetit. Për këtë opozita ka paraqitur një sërë amendamentesh të sajat të cilat nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca. Mosmarrja parasysh e këtyre amendamenteve dhe vendosmëria e mazhorancës për ta kaluar atë brenda kësaj mazhorance ka detyruar opozitën të lërë sallën në momentin e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›