E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Islandez ratifikon protokollin e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO

Dje pasdite, Parlamenti i Islandës ratifikoi me unanimitet protokollet e anëtarësimit te Shqipërisë dhe Kroacisë ne NATO. Pavarësisht problemeve qeveritare me të cilat u përball ky vend dhe problemeve të tjera të lidhura me krizën globale, Islanda i kaloi protokollet pa problem dhe në frymë konsensusi të brendshëm politik. Gjatë ditës së djeshme në Rejkavik të Islandës ndodhej për një vizitë zyrtare ministri Lulzim Basha, i cili përpara seancës së Parlamentit pati takime me homologun islandez, Ossur Skarphedinsson dhe kryetarin e opozitës. Gjatë takimit dy Ministrat e Jashtëm diskutuan gjerësisht rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësive të bashkëpunimit të të dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Energjia, turizmi, teknologjia, ishin disa nga fushat kryesore të identifikuara, ku bashkëpunimi mund të sjellë rezultate konkrete në të ardhmen e afërt.  Basha e informoi homologun e tij rreth reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në funksion të arritjes së standardeve të kërkuara në proceset e integrimit euroatlantik të vendit. Në mënyrë të veçantë, në emër  edhe të kolegut të tij kroat, Ministri Basha kërkoi nga Z. Skarphedinsson përshpejtimin e procesit të ratifikimit të Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, me qëllim që në Samitin e ardhshëm të Strasburg-Kehlit, Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare më të drejta të plota të Aleancës. Gjatë këtij takimi, Ministri i Punëve të Jashtme të Islandës e informoi Ministrin Basha se një nga çështjet e para të cilat ka adresuar qeveria e re islandeze kanë qenë pikërisht procedurat e ratifikimit të Protokolleve të Anëtarësimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë, pavarësisht problemeve të tjera të rëndësishme e mjaft kritike me të cilat duhet përballur kjo qeveri në këtë kohë të krizës financiare globale që ka prekur në mënyrë të veçantë Islandën

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›