E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten fondet për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit

25/02/2010 Buxheti

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë buxhetin e vitit 2010 për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e ditës së djeshme, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010 i shtohet fondi prej 15 milionë lekësh të reja, për shpenzime operative, për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Vendimi saktëson se ky fond shtesë do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, Qeveria ngarkon Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrinë e Financave dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion i ri, i cili është përgjegjës për kontrollin ndaj cilësisë ushqimore dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së këtyre produkteve në tregjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›