E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasadori Robo bëhet “Freedom”

04/03/2005  Mes “jo” londinezëve, në grupin e “të parëve” të Britanisë bashkohet dhe një shqiptar

Ambasadori ynë në Angli firmos në regjistrin “Liria e qytetit të Londrës”

“U ndjeva po aq i emocionuar, njësoj si në ditën kur i paraqita letrat kredenciale madhërisë së saj, Mbretëreshës Elisabeta II”. Kështu është shprehur mes emocionesh të rastit, ambasadori shqiptarë në Britaninë e Madhe, Kastriot Robo, vetëm disa çaste pasi ai ka nënshkruar regjistrin e “The Freedom of the City of London” një nder i veçantë, të cilin qyteti i Londrës ja

bën njerëzve të zgjedhur, të cilët jetojnë dhe punojnë në të. Vitet e fundit antarësimi në “The Freedom of the City of London” ka përfshirë edhe shtetas të huaj, që me veprimtarinë e tyre në fusha të ndryshme janë bërë pjesë e qytetit. Mësohet se vetëm vetëm 10 ambasadorë të huj, përfshi Robon kanë patur nderin të propozohen dhe anëtarësohen në këtë traditë londineze, që

daton në shekullin e 13.

Ceremonia

Ka qenë një ceremoni e thjeshtë, por shumë domethënëse për ambasadorin Robo, bashkëshorten Teuta dhe djalin Besartin si dhe për miqtë e ftuar, që patën rastin të jenë të pranishëm në betimin dhe nëshkrimin e “The Freedom of the City of London” Fillimisht ambasadori shqiptar në orën 10:30 minuta dje, është vënë përballë një minigjykate e quajtur “Chamberlains Court” brenda këshillit bashkiak londinez i quajtur “Guildhall”. Shërbyesja e ceremonisë

(Clerk)zonja Lorraine Philipis ka ftuar ambasadorin të bëj dy hapa përpara dhe të lexojë betimin, që çdo anëtarë i “Freedom of the City of London” bën në emër të Mbretëreshës, se do të qëndroj besnik i këtij qyteti, duke e mbrojtur atë nga rreziqet dhe çdo konspiracion, në dëm të tij. Më pas Robo ka nënshkruar regjistrin sipas traditës.

Propozimi

Që të jesh anëtarë i “Freedom of the City of London” duhet të

propozohesh nga një ish drejtues i këshillit bashkiak të qytetit Lord Mayor dhe një anëtarë. Propozimin për Robon, e kanë ndërmarrë, ish-Lord Mayor në vitin 2003, Sir Arthur Goluin dhe Sir Zigmund Stemberg. David Lloyed i shoqatës anglo-shqiptare, i pranishëm gjatë ceremonisë, u shpreh se “unë jam këtu si përfaqësues i propozuesve të Robos, për t’iu bashkuar kësaj tradite londineze. Është një nder që ndodh rrallë, kur një person jo shtetas anglez, të pranohet në “The Freedom of the City of London”. Kjo bëhet në shenjë mirënjohje për shërbimet e ambasadorit Kastriot Robo, jo vetëm si ambasador, por edhe si mik i kombit anglez, pa harruar të përmend punën e tij të mirë në marrëdhëniet, anglo-shqiptare”.

Tradita e çmimit nga shekulli i 13

“The freedom of the City of London” tradita që në shekullin e 13.

Është një nga traditat e vjetra londineze, e cila ka mundur të ruhet në shekuj. Mendohet se personi i parë, që ka marrë titullin Freedom mund të ketë qenë rreth vitit 1237. Termi “Freedom” do të thotë dikush, i cili nuk ishte lord feudal, por i gëzohesh privilegjit për të fituar para nga toka e tij. Mbrojtësit e qytetit, të cilët gjëndeshin nën mbrojtjen e të parëve të

qytetit u quajtën “Freedom of the City”. Në ditët tona tradita është ruajtur me fanatizëm. Kështu 1800 persona në vit kanë fatin të jenë të priviligjuar, për të ndjekur dhe çuar më përpara këtë traditë londineze. Pamvarësisht se të qënurit e “Freedom” nuk është ndonjë titull i veçantë për mbajtësit e tij, por shumë njerëz, që kanë lindur në qytetin e Londrës, jetuar dhe punuar

atje, ndihen të lumtur që të bëhen pjesë e historisë, duke u bërë Freedom. Disa nga personat, që kanë patur nderin të bëhen “Freedom” janë Mbretëresha Elisabeta II, Princesha Diana, Nelson Mandela, Florence Nightingale, Gjenerali Eisenhoëer, Theodore Roosevelt dhe Winston Churchill.

Kastriot Robo, tregon si e nxitën dhe e mbështetën fisnikët e Anglisë

“Do të promovoj vendin tim në qarqet politike, financiare londineze”

Menjëherë pas cereomisë së rastit dhe bërjes së fotografive me miqtë e pranishëm, ambsasadori Robo është shprehur, se ai në momentet e betimit për t’u bërë anëtarë i “The Freedom of the City of London” është ndier, po aq i emocionuar, njësoj si në ditën kur i paraqita letrat kredenciale madhërisë së saj Mbretëreshës Elisabeta II, duke shkuar më tej se “Më duket se dorëzova për herë të dytë kredencialet në Londër”.

Ambasador ishte një ide apo dëshirë juaja për t’u bërë anëtar i

“Freedom of the City of London”?

Ideja dhe dëshira për të aderuar në “The Freedom of the City of London” nuk ishte ideja dhe mendimi im, por ishte një ide dhe njëkohësisht nxitje, nga mbështetësit dhe sponsorët e mij, të cilët janë ish-Lord Mayor për vitet 2002-2003 Sir Artur Gallëin dhe një anëtarë i regjistrit “The Freedom of the City of London” Sir Zigmund Stemberg. Inicio dhe nxitja erdhi prej tyre, kështu propozimi që atë ndërmorën, e bëri të mundur sot që unë të

regjistrohem në këtë regjistër prestigjioz.

ǒdo të thotë për ju regjistrimi në këtë regjistër?

Nisur nga tradita, mundësia në këtë organizëm historik, mendoj se është një privilegj që të anëtarësohesh në këtë regjistër, që tashmë ka një histori disa shekullore, që fillon që nga viti 1200, por edhe nisur nga figurat britanike dhe ndërkombëtare që tashmë janë anëtarë të këtij regjistri, mendoj se është një vlerësim për punën time, por në mënyrë të veçantë do të theksoja, është një vlerësim maksimal për vendin tim që unë e përfaqësoj këtu.

A patët emocione momentin e firmosjes së regjistrit?

Ishtë një ceremoni shumë e veçantë, një ceremoni që do ta krahasoja dhe do të bëja një ngjashmëri me ceremoninë kur unë kamë dorëzuar letrat kredenciale, pranë Madhërisë së saj Mbretëreshës Elisabeta II. Mund të them se përjetimet ishin të ngjashme, nga ana ime. Më duket se dorëzova për herë të dytë kredencialet në Londër.

Cilat mund të jenë disa nga privilegjet ose përparësitë nëse do t’i quaj kështu, që mund të keni tani që jeni “Freedom”?

Mendoj se në të ardhmen anëtarësimi në këtë regjistër, do të më lejojë dhe lehtësojë punën time për të promovuar vendin tim më tej në qarqet politike, financiare londineze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›