E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rimbursohen, 72 barna të reja

04/03/2005  Lista e barnave të rimbursuara nga ISKSH shkon në 402 lloje, nga lista hiqen 8 barna jo të domosdoshme

Do të trajtohen të sëmurët me zemër, tension, kancer në gjakë e dializë

Lista e barnave të rimbursuara, propozuar nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor, shkon në 402 barna, shtohen 72 barna të reja dhe hiqen nga lista 8 të tjera. Deri tani, lista e barnave të rimbursuara ka 344 lloje. Ata që i përfitojnë falas janë pensionistët, fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Barnat që shtohen iu vijnë në ndihmë të sëmurëve nga zemra,tensioni, të prekurve nga kanceri në gjak dhe ata që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave. Lista e barnave të propozuara nga ISKSH pritet që të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit të muajit mars. “Jemi munduar që të rimbursojmë barna, të cilat u vijnë në ndihmë mjekëve dhe pacientëve për të siguruar një trajtim bashkëkohor të sëmundjeve”, thotë drejtori i Farmaceutikës në Institutin e Kujdesit Shëndetësor, Besnik Brucaj.

Barnat që hiqen

Barnat që hiqen nga lista e barnave të rimbursuara nuk prishin punë, pasi ato ishin në këtë listë, pasi nuk ishin të regjsitruara për të hyrë në doganë, por hynin me një leje të posaçme nga ministri. Kuptohet janë barna të cilat përdoren për sëmundje të rënda. Por, tashmë këto barna janë regjsitruar për të hyrë në Shqipëri si të tjerat.

Barnat që hyjnë në listë

Më në fund disa kërkesa të mjekëve gjetën zgjidhje. Kishin kërkuar ilaçe të kohëve të fundit, që bëjnë më tepër efekt te pacienti se ato që përdornin rëndom. Pacientët deri tani kanë paguar sa “qimet e kokës” për të siguruar këto barna në rrugë private. Dhe një pjesë e nevojave u plotësua. Brucaj shpjegon se janë pikërisht barna për sëmundjet ishemike, betabllokues, emrat e të cilëve përfundojnë me “lole”. Këto barna i presin me mijëra të sumurë nga zemra dhe tensioni, të cilët vuajnë me vite nga këto sëmundje. Barna të tjera janë për kancerin e gjakut, ose ndryshe për limfonat malinje. Mjekët kanë kërkuar që të rimburosohet bari mabtherna dhe një tjetër bar, që plotëson terapinë orale për këta të sëmurë. Një tjetër bar për trajtimin e insuficensës renale bar bënë që për një të sëmurë me dializë të shyhet ca koha për të nisur trajtimin në hemodializë. Kjo zgjatje kohe mund të jetë 1 vit deri në dy vjet varet se sa e cakton mjeku dhe nga gjendja e pacientit. Këto janë barna nga më të shtrenjtat, por dhe në mjekësi duket se zë vend shprehja “nuk jam i pasur që të blej lirë”. Kjo pasi dy vjet më tepër hemodializë për këta të sëmurë, ka një kosto më të lartë se përdorimi i këtij bari.

Rritet fatura për ISKSH

Më tepër barna në listë do të thotë një fond më të lartë për blerjen e barnave të rimbursuara. Megjithatë, këtë vit, Ministria e Shëndetësisë ka synuar që të lidhen kontrata direkte nga fabrikat prodhuese të barnave, në mënyrë që t’i marrin me një çmim sa më të ulët. Kjo bënë që dhe fatura e barnave me rimbursim të ulet. Ndërkohë dhe vendosja e pullës së sigurisë do të bëjë që çmimet të jenë të kontrrollueshme. Sipas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis, pullat e sigurisë, ku do të deklarohen çmimet, do të vendosen deri më 15 mars.

Shtohen 72 barna

1.Për sëmundjet e zemrës, isheminë

2.Për kancerin në gjak, limfoma malinje

3.Për të sëmurët me dializë

Përfitohen falas nga pensionistët, fëmijët dhe të sëmurët kronikë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›