Vetëdeklarimi i vonuar, duhet të shtyhet afati
04/03/2005 Një pjesë e mirë e njësive bashkiake në Tiranë nuk kanë nisur të tërheqin formularët që kanë marrë për të plotësuar banorët, kjo gjë do të shkaktoj shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit. Dhe e gjithë kjo pasi ende nuk është zbardhur çmimi i formularit nga Bashkia, pra nuk iu është dërguar njësive bashkiake. Ky çmim është vendosur nga Këshilli Bashkiak. Ndërkohë data 24 mars po afron. “Kur Bashkisë iu deshën tre javë për të caktuar një çmim, si mund të na mjaftojnë tre javë ne për të përfunduar procesin e vetëdeklarimit”, thotë një punonjëse e Njësisë Bashkiake numër 8. Ndërkohë disa njësi bashkiake, si ajo numër 9, numër 4 dhe numër 3, kanë nisur t’i tërheqin formularët pavarësisht se s’ju ka ardhur zyrtarisht çmimi, megjithatë me mandat pagese banorët e bëjnë pagesën kur dorëzojnë formularët. Ndryshimi i afatit të vetëdeklarimit mund të bëhet vetëm duke amenduar ligjin. Afati i vetëdeklarimit është nga 24 dhjetor deri më 24 mars. Pasi po ndryshoi afati i vetëdeklarimit duhet të ndryshojnë dhe të gjitha afatet e tjera, koha për të përgatitur studimin urbanistik, shqyrtimi nga sekretaritë e KRTRSH-së etj.