Një kamion me barna kontrabandë
04/03/2005 Sasia e kapur do të shkoj në spitale
Qendra e Kontrollit të Barnave, gjatë verifikimit të bërë në depon e barnave “Enifarm”, kapi një sasi të konsiderueshme të barnave të futura kontrabandë. Firma i kishte futur këto barna të paregjistruara, pa leje importi nga Ministria e Shëndetësisë, pa fletë zhdoganimi, pa raport analize që shoqëron mallin dhe pa fletën e çmimit, me të cilin ishin blerë. Këto barna si paracetamol supostë, apo fervex, hyjnë në Shqipëri, por të regjistruara, me leje importi nga të tjera firma. Pas analizës që do t’i bëhet barnave nga Qendra e Kontrollit të Barnave, sasia e grumbulluar nuk do të asgjesohet, po do t’u shpërndahet spitaleve. Sasia ishte e konsiderueshme, inspektorët nuk kishin gjetur ndonjëherë një sasi kaq të madhe barnash të futura pa leje. Drejtori i QKB-së, Vladimir Margjeka, shpjegon se, sipas ligjit, gjoba që caktohet në këto raste është deri 500 mijë lekë të vjetra. Por, dëmi që i është shkaktuar në këtë rast depos së barnave është disa herë më i lartë. Ndërsa për heqjen ose jo të licensës i takon Komisionit të Licensave në Ministrinë e Shëndetësisë.